×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli i reagon ashpër Lajçakut, i cili tha se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj deklaratës së të Dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për Asociacionin.

    Në vend të kësaj, Tërmkolli ka thënë se Lajcak është dashur të kërkojë nga Serbia që ta heqë dorë nga Kushtetuta e saj Kosovën.

    “Ka të drejtë, Kushtetutën duhet ta ndryshojmë për t’i bërë qytetarët serbë të Kosovës të barabartë me qytetarët tjerë sepse janë komuniteti më i favorizuar në botë. Serbëve dhe komuniteteve tjera duhet t’u hiqet e drejta për ta bllokuar funksionimin e shtetit të Kosovës për shkak se kushtetuta ta njeh këtë të drejtë në votimin e ligjeve më vitale për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës. Edhe këtë pikë të Kushtetutës duhet ta ndryshojmë”, thuhet në reagimin e saj.

    Reagimi i plotë:

    Z. Lajçak në vend se të kërkojë nga Serbia që ta heqë nga Kushtetuta e saj Kosovën, ai ngaSerbia na paska “qu” fjalë për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës për asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë!

    Ka të drejtë, Kushtetutën duhet ta ndryshojmë për t’i bërë qytetarët serbë të Kosovës të barabartë me qytetarët tjerë sepse janë komuniteti më i favorizuar në botë. Serbëve dhe komuniteteve tjera duhet t’u hiqet e drejta për ta bllokuar funksionimin e shtetit të Kosovës për shkak se kushtetuta ua njeh këtë të drejtë në votimin e ligjeve më vitale për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës. Edhe këtë pikë të Kushtetutës duhet ta ndryshojmë.
    Duhet të ndryshohen ligjet e nivelit komunal me të cilat komunave me shumicwë serbe u njihen të drejta shumë më të mëdha se komunave shqiptare.
    Lajçak si edhe krejt BE janë vënë hapur në realizimin e interesave të Serbisë. Bisedimet Kosovë–Serbi po i shohin vetëm si mjet për Serbinë “edhe më të madhe”.
    Lajçak, asnjë fjalë nuk e tha në Serbi kundër retorikës luftënxitëse të Vuçiqit dhe krimit të përsëritur të Daçiqit për fshehjen e vendndodhjes së të pagjetrve shqiptarë të masakruar nga shteti serb i Vuçiqit dhe me pjesëmarrjen direkte të tij në këto politika. Qeveria e Kosovës duhet ta bëjë të qartë se nuk ka kurrfarë asociacioni për serbët, as me vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese. Thjesht, nuk ka asociacion. Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes të shtuar se çfarë po bën në bisedimet në Bruksel sepse Lajçak me asnjë fjalë nuk foli për njohje reciproke. Prandaj ndaljani pak turrin z. Lajçak-ut!

    Nuk kemi asnjë lloj ngutie në këto bisedime sa për të pranuar një poshtërim dhe nënçmim të tillë
    nga “Kryendihmësi” i bisedimeve z. Lajçak.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.