×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli e ashpër me Hotin: S’po bashkëpunon me partnerët, është bërë si Albin Kurti

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Zyrtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar Qeverinë Hoti. E ftuar në emisionin Frontal të T7, Tërmkolli ka thënë se Hoti po vepron njëjtë si ish-kryeministri Albin Kurti, nuk po bashkëpunon me partnerin e koalicionit, raporton Gazeta Express

    Tërmkolli tha se Qeveria e tanishme ngjason me një OJQ.
    “Po shihet, LDK’ja shkoi me atë rang që gjysma e më shumë janë mentalitete OJQ, të del Qeveria se është OJQ’ja më e madhe në vend. Qeveria nuk udhëhiqet me mentalitet të OJQ’së, shteti ka rend, rregull, strategji e vendime, sidomos menaxhim që duhet tani”, tha Tërmkolli.
    Ajo shtoi se kryeministri Hoti po vepron njëjtë si ish-kryeministri Albin Kurti, nuk po bashkëpunon me partnerin e koalicionit.

    “Është e palejueshme dhe për mua shumë e rëndë, krejt atë kritikë që e kam bërë ndaj kritikës që kam bërë ndaj udhëheqjes së Kurtit, në të njëjtën mënyrë me e zhvillu Avdullah Hoti, është gati e ngjashme. Nëse Albin Kurti, shkas për rrëzimin e Qeverisë ka qenë se ska pasur bashkëpunim dhe mirëkuptim me LDK’në, dhe është dashur të rrëzohet ajo qeveri, I ke të njëjtat sjellje të Avdullah Hotit që nuk ka kurrfarë bashkëpunimi me partnerët e koalicionit. Albin Kurti ka pasur vota më shumë dhe një qeveri më stabile, gjë që nuk është me Avdullah Hotin. Nga reagimet që i bën herë zëvendëskryeministri e herë kryeministri, kjo është për të të ardhur keq”, ka deklaruar Tërmkolli në Frontal.

    Tërmkolli ka folur edhe për bisedimet e Kosovës me Serbinë, ku tha se nuk mund të arriohet një marrëveshje nëse nuk ka një konsensus të brendshëm politik në Kosovë.

    “Nuk mund të arrish marrëveshje me Serbinë, nëse nuk ke një konsensus politik, janë thjesht pallavra. Objektivisht të duhet konsensus. Përfaqësimin e shtetit e kemi të dobët, nuk është problemi se Avdullah Hoti si kryeministër është i dobët, mund të jetë më i miri, por natyra e problemit është se duhet të jemi të gjithë bashkë”, ka thënë Tërmkolli.

    “Kur ulesh në dialog me Vuçiqin, a po pret me t’i lexua ai nenet e Kushtetutës së Kosovës a? Jo, aty duhet të kesh një strategji të bisedimeve, e jo të shkosh të bësh hajgare”, ka thënë Tërmkolli.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...
    Lajme11 Janar 2025
    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në hapje të fushatës së partisë së tij për zgjedhjet e 9 shkurtit, ai pozoi bashkë me...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka bërë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në tubimin e LDK-së, të pranishëm...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga hapja e fushatës së kësaj partie, i ka çuar një mesazh direkt Lëvizjes Vetëvendosje....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një tjetër prioritet i tij është edhe shëndetësia e qasshme dhe e...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.