×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli: Duhet njoftuar Amerika dhe BE’ja për hyrjen e ushtrisë serbe

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ashpër pasi forcat ushtarake serbe janë futur brenda territorit të Republikës së Kosovës në Kamenicë.

    Ajo thotë se veprime të njejta ushtria serbe kanë bërë gjithmonë, por sipas saj, kësaj radhe ata kanë synuar më tepër.

    Tërmkolli thotë se për një veprim të tillë duhet reaguar, dhe njoftuar Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Bashkimin Evropian.

    Ish-deputetja e LDK’së thotë se me veprime të tilla të njëpasnjëshme të Serbisë, nuk dihet se çfarë kuptim mund të ketë dialogu.

    “Kështu si jemi, xhandarmëria serbe mund të hyjë e të dalë anë e përtej Kosovës kur të dojë! Nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe hyn në Karaçevë (Kamenicë), por kësaj radhe me sa duket ka mësyer pak më tej. Institucionet tona shtetërore, askund! Një takim urgjent me komandantin e KFOR-it do të duhej bërë sot. Një notë proteste dhe tregimi i vendit Serbisë, do të duhej bërë sot. Një njoftim DASH-it dhe BE-së do të duhej bërë sot, se me ofensivat e pandalshme të Serbisë ndaj Kosovës, si ato politike, diplomatike dhe provokimet e pandalshme policore, ku është kuptimi i bisedimeve?! Për ata që kanë iluzione, Serbia do të jetë kë”, ka shkruar Termkolli.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Rasti i raportuar si rrëmbim, i cili ishte denoncuar më 21 maj 2025 rreth orës 00:45 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë...
    Lajme22 Maj 2025
    Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të një gruaje 40-vjeçare në një objekt në ndërtim e...
    Lajme22 Maj 2025
    Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin. Në takim, Abdixhiku ia...
    Lajme22 Maj 2025
    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje urgjente për vaksinim, pas rritjes së ndjeshme të...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.