×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tërheqja e 30% të Trustit/ Haxhiu: Më mbështesin edhe deputetë të “Vetëvendosjes”

    FrontOnline
    17 Mars 2022

    Katër ditë më parë dorëzoi në Kuvend një nismë ligjore.

    Bëhet fjalë për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit nga kontribuuesit e këtij të fundit.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili edhe ishte nismëtar i kësaj çështjeje, thotë për FrontOnline se ende nuk e din se kur ky Projektligj do të vendoset si pikë e rendit të ditës në seancë të Kuvendit.

    Por, tregon se nisma e tij ka marrë mbështetje jo vetëm nga opozita, por edhe nga deputetë të pushtetit.

    Kjo, nga bisedat private që ka pasur me ta.

    “Unë kam kontaktu edhe me partitë opozitare por edhe me deputetë veç e veç të partisë në pushtet, ka një vullnet të deputetëve që të votohet kjo nismë ligjore, me të cilën iu mundësohet qytetarëve që të tërheqin disa prej mjeteve të tyre në Trust, në këtë situatë të krizës ekonomike”, ka deklaruar ai për FrontOnline.

    I pyetur se cili është qëndrimi i LDK-së pasi të njëjtit ende nuk janë deklaruar se a e përkrahin këtë iniciativë, Haxhiu, ka thënë se ka edhe prej tyre që e mbështesin, por se fjalën e tyre do ta thonë në Kuvend.

    “Kam biseduar edhe me deputetë të LDK-së veç e veç dhe me ata që kam biseduar e mbështesin dhe si grup parlamentar po besoj që kur të vjen në Kuvend do ta japin qëndrimin e tyre, mos harroni që kur LDK-ja ka qenë pjesë e Qeverisë është votu ajo tërheqja e 10% e mjeteve nga Trusti”, është shprehur Haxhiu, për FrontOnline.

    Ekonomistët: Po dëmtohen kursimet e qytetarëve

    Kjo kërkesë, po shihet si e duhur edhe nga njohës të ekonomisë, por jo edhe pa mbështetjen e masave të tjera.

    “Thash që nuk është zgjidhja e vetme pasi që rritja e qarkullimit të parave në treg në këtë kohë pa marrjen e masave të tjera do të ndikojë në rritjen e inflacionit”, ka deklaruar, njohësi i ekonomisë, Imer Raçi, për FrontOnline.

    Ndërsa, thotë se tërheqja e parave nga Trusti dhe rënia e investimeve dëmton kursimet e qytetarëve.

    “Tërheqja e parave nga Trusti dhe rënia e investimeve në një farë forme po i dëmton kursimet e qytetarëve që janë në Trust e që kanë synim përdorimin e tyre në një kohë më të largët pas moshës 65 vjeç”, ka thënë Raçi.

    Trusti: Investimet kanë rënie prej 4%

    E, kur flitet për rënie të investime për këtë çështje për FrontOnline, kanë folur edhe nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Sipas zëdhënësit të trustit, Jeton Demi, që nga fillimi i këtij viti investimet në FKPK kanë shënuar rënie rreth 4%

    “Kur investimet e FKPK-së kishin ngritje me rreth 11%, në këtë fillimvit, si për shkak të efekteve negative të pandemisë në zinxhirin furnizues, por sidomos nga lufta në Ukrainë, investimet e FKPK-së kanë njohur një rënie, që aktualisht është rreth 4%”, ka deklaruar Demi për FrontOnline.

    Në fund të vitit 2020 qytetarëve të Kosovës për shkak të situatës me pandeminë u është mundësuar tërheqja e 10% nga Trusti.

    Në atë kohë është thënë që qytetarët do të rimbursohen në pesë vjetët e ardhshme.

    Nga Trusti të pyetur për këtë çështje kanë deklaruar se nuk janë institucioni përgjegjës për këtë dhe nuk mund të komentojnë.

    FrontOnline, ka pyetur edhe në Ministrinë e Financave se kur pritet të fillojë rimbursimi i qytetarëve për mjetet e tërhequra, por të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje./FrontOnline/

     

     

     

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...
    Lajme18 Maj 2024
    Institucioni në të cilin rëndom zgjidhen kontestet gjyqësore, në rastin e Gjykatës Themelore në Gjilan në fakt u bë shkak që të...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomacinë Publike, Liz Allen, sot ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Dresnikut në Klinë. Allen tha se Shtetet...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative, ka takuar sot...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në ditën e parë të vizitës në Gjermani, ka takuar...
    Lajme18 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqës, duke thënë se dikush që është i njohur për publikun,...
    Lajme18 Maj 2024
    Behgjet Pacolli nga AKR-ja thotë për “Front Online” se ky subjekt politik është i gatshëm për zgjedhjet e ardhshme që mbahen në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.