×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Tepër e vështirë të dal e të kërkoj para’ – Veterani i UÇK-së i gatshëm t’ia dhurojë gruas veshkën

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Gani Shala, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i gatshëm t’i dhurojë veshkën bashkëshortes së tij për t’ia shpëtuar jetën, por familja e tij përballet me një sfidë të madhe financiare.

    Ganiu, i cili ka 30 vjet martesë dhe është baba i tre fëmijëve, thotë se për t’ia dhuruar veshkën gruas së tij, nuk ka hezituar asnjëherë.

    “Gruaja është 53 vjeçe. Më ka ardhur tepër e vështirë të dal e të kërkoj para. 50% e shumës është mbledhur, por nevojiten ende fonde. Operacioni kushton 20 mijë euro, pa llogaritur shpenzimet e tjera. Kush ka mundësi, le të na ndihmojë. Operimi do të bëhet në Turqi, së bashku me analizat dhe trajtimet e nevojshme. Unë nuk kam problem, nuk mërzitem – të shpëtosh një jetë është diçka e madhe. Po të mundja, edhe gjakun tim do ta jepja pa hezitim,” ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.

    Në këto ditë të vështira, familja Shala ka bërë apel për ndihmë, duke falënderuar të gjithë ata që tashmë kanë kontribuar dhe duke i ftuar qytetarët e Kosovës të ndihmojnë, sado pak, për këtë kauzë humanitare.

    “Lusim Zotin që të kalojmë këtë sfidë dhe që të dy të gëzojnë shëndet të mirë,” – shprehet Gani Shala, me shpresën e madhe se bashkëshortja e tij do ta fitojë këtë betejë.

    Nëse dëshironi të ndihmoni, mund të kontaktoni në numrin: 049 978 403 ose të kontribuoni në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank150-107-0000166526.

    Të bashkuar mund të shpëtojmë një jetë!

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Gjatë muajit Mars, Comodita Home po feston një dekadë suksesi dhe arritjesh, duke shënuar një udhëtim të paharrueshëm në tregun vendor, rajonal...
    Lajme18 Mars 2025
    I është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai u varros me një ceremoni në Burojë të...
    Lajme18 Mars 2025
    Këshilltarët e presidentes Vjosa Osmani, Ismet Kransiqi dhe gjeneral Sefer Isufi, këshilltar ushtarak, po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit,...
    Të tjera
    Vip18 Mars 2025
    Që nga përfundimi i ‘Big Brother VIP Kosova’ Xheneta ka komentuar pafund lojën e Gjestit dhe Eglit në studio televizive. Nuk kanë...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetarja e OSBE-së, Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bosnje-Hercegovinën, ku do të takohet me...
    Lajme18 Mars 2025
    Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, përmes një komunikate ka sqaruar situatën e mosardhjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, në...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që e ka paraqitur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rivotim me postë për zgjedhjet...
    Lajme18 Mars 2025
    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë trepalëshe për forcimin e bashkëpunimit. Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq shkroi se të...
    Lajme18 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në “The World Forum” në Berlin tha se Kosova është sinonim i demokracisë që po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.