×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës: Dodik është një i çmendur dhe terrorist

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Kryetarja e OSBE-së, Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bosnje-Hercegovinën, ku do të takohet me zyrtarë të lartë për të diskutuar çështjet e sigurisë në vend dhe në rajon.

    Valtonen tashmë është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq dhe pas takimit ata ki janë drejtuar mediave.

    Ky i fundit para zyrtares së OSBE-së tha se dialogu me presidentin e etnitetit të RS-së në BeH është i pamundur. Kjo pasi sipas tij nuk bëhet dot dialog me të çmendurit dhe terroristët.

    “Kur flasim për dialogun në BeH, nuk e di pse të gjithë mendojnë për dialogun me Dodikun. Jam plotësisht dakord që duhet dialog, por jo me të çmendurit dhe terroristët. Dodik është një i çmendur dhe terrorist, Dodik është një njeri që sulmoi njerëzit e tij që nuk mendojnë si ai, që kërcënon policët dhe punonjësit e institucioneve shtetërore, që kërcënon me burg ata që nuk ndjekin politikat e tij skizofrenike dhe që do t’i botojë dhe shtypë emrat e tyre”.

    Megjithatë Konakoviq garantoi popullin boshnjak se nuk kanë arsye të frikësohen.

    “Dodik tha se do të merrte kontrollin e kufijve të BeH përmes policisë kufitare dhe se do të merrte përsipër marrëveshjet ndërkombëtare me Serbinë dhe Kroacinë, i vetmi vend ku ai mund të mund të merrte kufijtë është një pjesë e Serbisë. Çfarë po u thotë ai ndjekësve të tij dhe a mendon vërtet dikush se është një skenar i mundshëm? Të vendosësh që ai të marrë kontrollin e kufirit është një skenar i çmendur dhe skizofren për të kontrolluar se si ata hyjnë në vend”, tha Elmedin Konakoviç, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës. /RadioSarajevo

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti nga komuniteti rom, Ablert Kinolli, për FrontOnline ka komentuar ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës, duke bërë thirrje për kompromis dhe...
    Lajme29 Prill 2025
    Veton Berisha: Të arrihet një marrëveshje politike – S’ka kuptim të shkohet më në Kuvend, nëse nuk ndryshon asgjë Deputeti nga komuniteti...
    Lajme29 Prill 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot do të mbajë konferencë për media Në këtë konferencë do të diskutohet lidhur me fuqizimin e...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Ngjarjet e datës 29 prill: Vazhdimi i seancës konstituive. (Salla plenare, ora 10:00) Mbahet sesioni informues mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale,...
    Lajme29 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në ora 10:00 për të vazhduar përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të...
    Lajme29 Prill 2025
    Me kthjellime e diell parashihet dita e martë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-10m/s. Mëngjesi do të...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatitet intensivisht. Këtë...
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.