×
  • Kronika
  • Kronika

    Tentoi t’i korruptonte policët në kufi, gjykata e dënon me gjashtë muaj burg e 600 euro gjobë

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Pas pranimit të fajësisë, i akuzuari për dhënie të 10 eurove ryshfet, Senisha Popadiq, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 6 muaj burgim me kusht e 600 euro gjobë.

    Dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh, sipas gjykatësit Isuf Makolli, nuk do të ekzekutohet në afat prej 1 viti, nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër penale.

    Ndërkaq, dënimin me gjobë, ai është obliguar ta paguajë brenda 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
    I njëjti është obliguar nga gjykata që të paguajë të gjitha shpenzimet procedurale, si dhe 50 euro në emër të paushallit gjyqësor.

    Kurse, i është konfiskuar edhe bankënota në vlerë prej 10 euro, si dhe të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit.

    Paraprakisht, pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Shkëlzen Ibrahimi, i akuzuari ka deklaruar se e ka kuptuar aktin akuzues dhe nuk ka nevojë për sqarime shtesë.

    Ai ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë nga ana e organit të ndjekjes.

    “Unë jam njeri i ndershëm, asnjëherë nuk kam bërë asnjë gabim, e respektoj shtetin tuaj dhe në këtë shtet jetojmë unë e familja ime. Kam bërë gabim, jo me dashje, e kam bërë një gabim jo me dashje që nuk e kam dit a guxoj. Nuk kam pas për qëllim të bëj keq, por kam dashur t’i qaros me nga një kafe, askush nuk më ka kërkuar. Kërkoj falje këtij shteti, prokurorit e policisë, të gjithëve ju kërkoj falje, jam fajtor dhe kurrë nuk do ta përsëris më këtë”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, prokurori Ibrahimi ka deklaruar se vlerëson se pranimi i fajësisë nga ana e të pandehurit mbështetet në provat materiale e personale që i janë bashkangjitur akuzës.

    Mbrojtësi i të akuzuarit Popadiq, avokati Millosh Deleviq, ka thënë se i propozon gjykatës që ta aprovojë pranimin e fajësisë të bërë nga ana e të mbrojturit të tij.

    “Duke pas parasysh faktin që i akuzuari e ka pranuar fajësinë, bashkëpunimin me prokurorin dhe organet e ndjekjes penale, si dhe keqardhjen e tij të thellë, para së gjithash pranimin e fajësisë së tij dhe mendoj që gjykata duhet t’i caktoj një dënim adekuat duke pas parasysh rrethanat e kryerjes së veprës penale dhe veprën penale të kryer. I pandehuri ka vepruar në mënyrë të pa arsyetueshme atë ditë, por gjykata duhet të ketë parasysh që nuk i ka kuptuar shkaqet e kësaj, kundër tij nuk janë zhvilluar as hetime e as nuk është akuzuar për ndonjë vepër tjetër penale”, ka thënë ai.

    Sipas tij, dënimi me burgim efektiv do të kishte ndikim negativ dhe pasoja në jetën e tij dhe të familjes, pasi duhet pasur parasysh se është baba i katër fëmijëve dhe mbajtës i familjes.

    “Jam i sigurt që dënimi alternativ, gjegjësisht me kusht, do t’i kontribuoj rehabilitimit të tij dhe do të ndërpres sjelljet e tij recidiviste në të ardhmen. Nëse gjykata vendos për burgim efektiv, propozoj që në bazë të nenit 44 dhe pranimit të pandehurit, eventualisht dënimi me burg të shndërrohet në dënim me gjobë”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, më pas, gjykata ka aprovuar pranimin e fajësisë duke konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore nga neni 248 i Kodit të Procedurës Penale.

    Gjithashtu, gjykatësi Makolli, ka thënë se i akuzuari ka kuptuar pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë, është konsultuar mjaftueshëm me mbrojtësin e tij dhe pranimi është bërë në mënyrë të vullnetshme, pa presion dhe pa ndikim.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar me 7 shtator 2020, i akuzuari Senisha Popadiq, me datën 27 gusht 2020, rreth orës 14:00, në pikën kufitare në Merdare, në hyrje të Republikës së Kosovës, në rimorkion e veturës së tipit “Mercedes”, të cilën e drejtonte kishte të ngarkuara dy vetura tjera të tipit “ Polo” dhe “Caddy”.

    Aktakuza thotë se duke qenë në dijeni se dokumentacionin për transportimin e automjeteve nuk e kishte të kompletuar, me rastin e dorëzimit të dokumenteve zyrtarit policor Bajram Bajrami, në mesin e tyre vendos edhe kartëmonedhën në vlerë prej 10 euro, ashtu që në mënyrë të drejtpërdrejtë personit zyrtar, i ofron si dhuratë të paarsyeshme, më qëllim që ky i fundit të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

    Nga Rubrika
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qyetetarët për identifikimin e dy personave të dyshuar për veprën penale vjedhje. “Njësiti i hetimeve...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinës. Kështu ka thënë Policia e rajonit të Pejës në...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar dje në rrugën “Drenica” në Vushtrri, pasi policia gjeti një pistoletë me 30 fishekë në veturën e tij....
    Të tjera
    Lifestyle23 Dhjetor 2024
    Seksi është një nga ato aktivitete të rralla që na shtyn të ndalojmë për pak nga rutina jonë e zhurmshme dhe të...
    Opinione23 Dhjetor 2024
    Nga: Eduard Halimi Propozimi i djeshëm i Kryeministrit (njëkohësisht kryetarit të PS në pushtet), për të mbyllur  TikTok-un për një vit ka...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kënga kundër Kosovës nuk e ka ndihmuar boksierin serb, Stefan Mariç, për të fituar edhe në ring. Boksieri serb është mposhtur të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e pensionimit të tij. Të premten që e lamë pas,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ambasadori i SHBA’së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Amerika nuk sheh prova që drejtojnë kah Beogradi sa i përket asaj...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Me më pak se një javë deri në hapjen e merkatos së transferimeve të janarit, të gjitha sytë janë te Marcus Rashford...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.