Një person ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:40.
Nga raporti 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar, përcjell klankosova.tv
“Kamenicë / 07.04.2024 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.