
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një tentim vrasje në qytetin e Vitisë, raporton “Front Online”.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Viti 26.04.2020-14:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa është shkuar në pyll me disa të afërm është takuar me dy të dyshuarit meshkuj kosovar ku njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Front Online