Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi ka goditur me thikë një person.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka goditur me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka njoftuar se rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.
“Vrasje ne tentative-Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë, 09.12.2020-18:28. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh./