Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri dje në rrugën “19 Qershori” në Podujevë.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Në vendngjarje policia ka gjetur tri gëzhoja plumbash, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. 19 Qershori,Podujeve 06.10.2020-18:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me arme zjarri në drejtim te viktimës mashkull kosovar dhe është larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine. Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse policore ku kane gjetur tre gëzhoja. Rasti nen hetime.