Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen e djeshme me armë në Komoran të Drenasit.
Policia bën me dije se është pranuar informata për të shtëna, teksa njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Komoran , Gllogoc 24.06.2022-13:49 Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online