×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tentim atentati” ndaj Kurtit, Berisha: Po viktimizohet para elektoratit të tij

    FrontOnline
    13 Shkurt 2024

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë  se televizioni publik po i shërben Qeverisë, ndërsa tentim atentatin ndaj kryeministrit Albin Kurti, e sheh si viktimizim para elektoratit të tij në “luftën kundër Serbisë”.

    Duke folur për raportimet për tentim atentatin ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputeti i PDK-së, ka thënë se do të propozojë formimin e një komisioni hetimor lidhur me këto pretendime.

    Këtë çështje, Berisha e sheh si mundësi për të krijuar një luftë brenda shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, ndërsa e sheh edhe si tendencë për ta mbuluar dështimin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.

    “Këto janë terma shumë shqetësuese, unë mendoj se këtë temë këtë frymë siç e ka prezantuar kryeministri ne duhet ta ngrisim një komision hetimorë brenda parlamentar. Së pari do ta ngrisë në këtë komision ku ishim edhe pse nuk arritëm për shkak të përplasjeve por do ta ngrisë unë në parlament që të ketë një komision që e heton këtë pretendimet e kryeministrit, kjo është shumë e rrezikshme, e tashti nëse nga kompleksi i pozicionit të vet në raport me Serbinë dhe Vucicin në tavolinë, skenarëve që kanë krijuar për të destabilizuar Kosovën”, ka thënë Berisha.

    “Dëmet që i bëri Kosovës me takimin  në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me një vendim të panevojshëm sepse çështja është rregulluar me ligj dhe me Kushtetutë. Nga ky kompleks mundohet me kriju armiq të brendshëm, atëherë kjo është shumë shqetësuese, vetitë e propagandës armiqve të brendshëm janë vetitë e diktatorëve, autokratëve dhe regjimeve komuniste dhe bashkësitë, kështu e kemi pasur regjimin e Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.

    Teksa ka folur për këtë çështje, Berisha ka thënë se tentimi për atentat do ta ndryshonte komplet agjendën e kryeministrit. Këtë, Berisha e sheh edhe si viktimizim para elektoratit të tij në “luftën kundër Serbisë”.

    “Nëse ka pasur edhe sikur të kishte pas (tentim për atentat) shërbimi inteligjent e kishte kap me kohë. Ai nuk e  bënë publike fare media, e lëviz agjendën e kryeministrit komplet, unë e njoh natyrën e funksionimit të shteteve e lëviz komplet agjendën shtetërore të kryeministrit e shmang mundësin duke mos e ndalur hetimin dhe kapjen e atyre që kanë pretenduar diçka të tillë. Prandaj kjo është thjeshtë  një lloj strategjie e viktimizimit dhe me dëshmu para elektoratit të vet, ‘shihe sa patriot jam unë, çka po i bëjë unë Serbisë sa që po dojnë edhe mem vra’, duke involvuar edhe një konflikt brenda shqiptarëve, kjo është një strategji shumë e rrezikshme”, deklaroi Berisha.

    Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka mohuar se ka pasur tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa ka qenë në vizitë në Shkup.

    Kurti ka thënë të shtunën se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë socialiste. Ai katheksuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që rrënjët i kanë në Beograd.

    Por, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut e ka quajtur të pavërtetë lajmin se ka pasur tentim për atentat.

    “Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme në një deklarim për media.

    Ishte Radiotelevizioni Publik i Kosovës që fillimisht raportoi sipas burimeve se ka pasur tentativë kundër kryeministrit të Kosovës./EO

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.