Big Brother VIP Albania ka përjetuar një moment dramatik në episodin e fundit, kur reperi nga Peja, Gjesti, tentoi të largohej nga shtëpia në mes të spektaklit.
Pas debateve të shumta dhe dinamikave të tensionuara që kanë shoqëruar javët e fundit, Gjesti duket se nuk i përballoi më presionet emocionale.
Pasi u kthye, Gjesti shkoi direkt në dhomën e rrëfimit, ku kërkoi t’i jepej fjala. I indinjuar nga situatat e krijuara, ai shprehu hapur zhgënjimin e tij dhe kërkoi një mundësi për të sqaruar pozicionin e tij përballë publikut. “Kam shumë për të thënë dhe nuk dua që kjo të keqkuptohet më tej”, raportohet të ketë thënë ai, transmeton Telegrafi.