×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tension në qiell, dy “Su-35” rusë e fusin në “sandwich” avionin amerikan

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Marina e SHBA-ve ka njoftuar se dy aeroplanë luftarakë rusë të tipit “Su-35” kanë fluturuar në mënyrë të pasigurtë dhe joprofesionale duke e penguar një aeroplan patrullues amerikan të tipit “P-8A” në hapësirën e ujërave ndërkombëtare në detin Mesdhe.

    Flota e Gjashtë e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara njoftoi se incidenti që ndodhi të hënën zgjati rreth 65 minuta. Gjatë kësaj kohe, pilotët rusë i afruan avionët afër dy krahëve të avionit amerikan dhe ia kufizuan hapësirën e lëvizjes.

    “Veprimet e panevojshme të pilotëve të aeroplanëve rusë, Su-35, ishin në shpërputhje me pilotimin e mirë dhe rregullat ndërkombëtare të fluturimit si dhe e cenuan sigurinë e aeroplanëve”, thuhet në deklaratën e flotës me bazë në Napoli të Italisë.

    “Veprimet si këto e rrisin rrezikun për përplasje në ajër”, thuhet më tej në deklaratë, shkruajnë mediat amerikane.

    Kjo ishte hera e tretë brenda dy muajve që pilotët rusë i afrohen në mënyrë të pasigurt një aeroplani amerikan në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe.

    Forcat amerikane thanë se në të gjitha rastet, aeroplanët amerikanë kanë qenë duke operuar në hapësirë ajrore ndërkombëtare, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke e vlerësuar sigurinë e fluturimeve dhe nuk i kanë provokuar aktivitetet ruse.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.