×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Tenderi sekret/ Ministri Sveçla jep kontratë një burimore rreth 15 milionë €

    Fatlum Berisha
    06 Prill 2023

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka harxhuar rreth 15 milionë euro për furnizim me disa licensa të Microsoft-it.

    Kaq është pesha e tenderit që ajo i dha kompanisë shqiptare, Infosoft system, e cila ka për obligim t`ia sjell ato për IRK dhe Edukim.

    MPB ka përdor procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës në këtë aktivitet prokurimi.

    Kontrata milionëshe është finalizuar drejtpërdrejt mes palëve.

    Front Online merr vesh se tenderi është negociuar në fshehtësi dhe se kompanitë tjera të kësaj fushe që do të mund të aplikonin nuk kanë qenë fare në dijeni për të.

    Tenderët një burimor si ky – kufizojnë konkurrencën – teksa rrisin mundësinë për çmime më të larta.

    Vetëvendosja, familja politike të cilës i takon ministri Sveçla, sa ishte në opozitë kishte kritikuar vazhdimisht këtë formë të dhënies së tenderëve.

    Fshehtësia

    Ankesa për mostransparencë të tenderit në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) ka bërë kompania “Cactus”.

    Si bashkëpunëtore e kompanisë Softwer One, e cila gëzon të drejtën globale për furnizim me licensa të Microsoft, “Cactus” konsideron se i është bërë e padrejtë që nuk ka marrë ftesë nga Ministria për të negociuar për kontratë.

    Këtë e ka hedhur poshtë OSHP, duke konsideruar se kompania “Cactus” nuk ka ofruar asnjë provë që është e autorizuar për shitjen e produkteve të Microsoft dhe si e tillë nuk mund të kualifikohet si palë e interesuar për aktivitetin e prokurimit.

    Frontit, një kompani tjetër, i tha se posedonte – ngjashëm si “Infosoft” – të drejtat për shitjen e licensave, por nuk u ftua për bisedime rreth lidhjes së mundshme të kontratës.

    Mediumi ka pyetur për këtë temë dikasterin, por kanë munguar përgjigjet gjatë së mërkurës.

    Telefonin nuk e kanë hapur as nga Zyra e Prokurimit në MPB.

    Rreth kompanisë fituese

    Në anën tjetër, fituesja e tenderit – Infosoft Systems – figuron e regjistruar si kompani në Kosovë që prej 2014-s. Megjithatë, selia e saj kryesore ndodhet në Tiranë, sipas informatave në internet.

    Si aktivitet primar, kompania e ka teknologjinë informative dhe aktivitetet shërbyese kompjuterike.

    Kurse si sekondar, tregtinë me shumicë të makinerive dhe pajisjeve të tjera të zyrave.

    Kontrata mes MPB dhe Infosoft parashihet të zgjasë për tri vjetët e ardhshme.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi shpesh ndan fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe sot...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndalimi i TikTokut është, siç u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.