×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenderi i negociuar 2.1 milionë për ushqim: Gafurr Dugolli e nisë punën me skandal në Ministri të Mbrojtjes

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me tender 2 milionë 149 mijë euro grupin e operatorëve ekonomik “N.T.P HAJDINI COMERC & BYLMETI – KS” për ushqimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në tenderin me titull “Sherbimet me ushqim (përgatitje dhe servim) për nevojat e FSK-së” që ishte me procedurë të negociuar, çuditërisht nuk u ftua për ofertim kompania “Beni Dona PLast” SH.P.K që deri sot furnizon me ushqim të gjithë kazermat e FKS-së në Kosovë.

    Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me kontratë me vlerë 2 milionë e 149 mijë euro Grupin e Operatorëve Ekonomikë: N.T.P “Hajdin Comerce” & Bylmeti-KS për ushqim në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Lloji i procedurës që ka ndjekur Ministria e Mbrojtjes e udhëhequr nga ministri Ejup Maqedonci, është Procedura e Negociuar pa Publikim të Njoftimit për Kontratë.

    Sipas dokumenteve që ka parë Nacionale, për këtë tender janë ftuar disa operatorë ekonomikë, por Autoriteti Kontraktues – Ministria e Mbrojtjes – nuk e ka ftuar për ofertim kompaninë “Beni Dona Plast” Sh.P.K nga Prishtina që është duke furnizuar FSK-në dhe kazermat e saj me ushqim.

    Më poshtë, mund t’i shiheni operatorët ekonomikë që kanë ofertuar dhe vlerën e ofertës së tyre.

    Ndërkaq, dy grupet e operatorëve të tjerë ekonomikë që kanë ofertuar në këtë aktivitet të prokurimit, njeri është shpallur si i pa suksesshëm për shkak të çmimit të lartë, ndërsa tjetri është eliminuar nën arsyetimin se nuk i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në Dosjen e Tenderit.

    Ndërkohë, sipas të dhënave të ARBK-së, kompania liderë që ka fituar këtë tender N.T.P “Hajdini Comerce” aktivitet kryesor të biznesit e ka: 4711 -Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuar, ku mbizotëron ushqimi, pijet dhe duhani. Ndërsa, aktivitet sekondar e ka:

    4639 Tregtia me shumicë, jo e specializuar, e artikujve ushqimorë, pijeve dhe duhanit.

    Anëtari i këtij Grupit të OE: “Bylmeti KS”, aktivitet kryesor të biznesit e ka:

    1051- Prodhimi i Produkteve të Qumështit, ndërsa aktivitet sekondar e ka:

    4633- Tregtia me shumice e produkteve të qumështit , vezëve ,vajrave dhe yndyrave të gatimit.

    Në Dosjen e Tenderit të këtij aktiviteti të prokurimit nga Autoriteti Kontraktues – Ministria e Mbrojtjes është kërkuar: Kërkesa 4. Certifikata e regjistrimit të biznesit ( me certifikate duhet të dëshmoj se OE ka aktivitet primar shërbime të ushqimit dhe aktivitet shërbyes lëvizës të ushqimit ).

    Sipas Dosjes së Tenderit, të publikuar në platformën e-prokurimi Grupi i OE: N.T.P. Hajdini Comerc & Bylmeti-KS do të shërbejnë ushqim për ushtarët e FSK-së në kazermat e saj në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Istog, Ferizaj, Pomozotin, Gjakovë, Prizren.

    Tutje, Nacionale ka mësuar nga burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes se Sekretari i sapo zgjedhur i kësaj ministrie, Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka kërkuar largimin e kompanisë “Beni Dona Plast” SH.P.K nga tenderi për furnizim me ushqim të FSK-së.

    Gazeta ka mësuar se edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka bërë presion dhe ka ndikuar në largimin e kompanisë “Beni Dona Plast” SH.P.K nga tenderi në fjalë.

    Nacionale ka kontaktuar me Sekretarin e Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, por ai nuk ka dashur të përgjigjet përmes telefonit. Ai ka kërkuar që pyetjet të dërgohen në adresën e ministrisë.

    Po ashtu, Nacionale ka kontaktuar me zyrtarin e MM-së, Muhamet Xhylani, që është Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit ne Ministrinë e Mbrojtjes.

    Xhylan nuk u përgjigj në pyetjet përmes telefonit dhe kërkoi që të njëjta të dërgohen në ministri të Mbrojtjes, ani pse Xhylani ka nënshkrimin në dokumentin për dhënien e kontratës.

    Çdo gjë që ki pyetje zyrtare, shkoni i bon më shkrim pyetjet përmes zyrës për informim ose personit të caktuar në qasje për dokumenta publike në Ministrinë e Mbrojtjes. Jo nuk mundem se nuk kam të drejtë. Janë zhvilluar procedurat” – ka thënë ai.

    Kujtojmë se kontrata 2.1 milionëshe është e vlefshme për gjashtë muaj.

    Kontrata do te jete validë deri ne lidhjen e kontratës se re por jo me shume 6 ( gjashte) muaj, mirepo ne rast se AK i MM-se arrin te hyje ne kontratë te rregullt baze atëherë automatikisht kjo kontratë do të ndërpritet.” – thuhet në Dosjen e Tenderit.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Përfaqësues të Listës Serbe janë pritur sot në një takim nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ku thuhet se është biseduar për pozitën...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s, KFOR, kanë kryer një patrullë në Zubin Potok, ka bërë të ditur KFOR...
    Lajme20 Shtator 2024
    Nenad Radosavleviq, kryetari i parë i Leposaviqit në Kosovën e pasluftës, më 17 shtator ka bërë kallëzim penal ndaj kryetarit aktual të...
    Të tjera
    Sport20 Shtator 2024
    Klubi i Llapit përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka bërë me dije se kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Zëvendës-presidentja e ShBA-së, Kamala Harris, ka shprehur gatishmërinë e saj për të përdorur armën në rast se dikush hyn në shtëpinë e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Një top ofertë ka lansuar për klientët e saj top hoteli më i mirë në Kosovë Lake Side në Vermicë, shumë afër...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale. Selmanaj e ka quajtur atë si “mashë”...
    Lajme20 Shtator 2024
    Komuna e Podujevës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me datën 24 dhe 25 shtator do të zhvillojë trajnim...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Komisioni Evropian do t’ia ndajë Ukrainës një hua të re në vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.