Stina e dimrit zyrtarisht është larg edhe dy muaj.
Po pavarësisht kësaj, komuna e Prishtinës, i ka bërë me kohë disa përgatitje që të përballojë vështirësitë që sjell kjo stinë.
Një prej tyre është furnizimi me pelet i të gjitha shkollave fillore dhe te mesme në kryeqytet në mënyrë që nxënësit e mësimdhënësit të mos e ndiejnë të ftoftin.
Për diçka të tillë komuna do t`i paguajë afër 200 mijë euro, operatorit ekonomik N.T.P “Aragonit-2”, që fitoi tenderin për këtë punë.
Kontrata në fjalë është nënshkruar për 12 muaj, shkruan Indeksonline.