×
  • Tenderët
  • Tenderët

    “Telenovela” me tenderin për krijimin e hapësirave gjelbëruese në Rahovec

    FrontOnline
    04 Mars 2020

    Operatori ekonomik “Lulishtja Buçaj” për të tretën herë ka dorëzuar ankesë në Organin Shyqrtues të Prokurimit (OSHP) në lidhje me tenderin në vlerë prej mbi 200 mijë euro për krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe mbjellja e drunjëve dekorativ-Lot 1 të Komunës së Rahovecit, raporton portali “Front Online”.

    Pleurat Buçaj, përfaqësues i operatorit ekonomik ankues “Lulishtja Buçaj”, ka deklaruar në seancën e së martës që lamë pas të OSHP-së se kjo çka po ndodhë me Komunën e Rahovecit nuk është në rregull, pasi që, sipas tij, është hera e tretë që ankohen ndaj vendimit të Komunës.
    Me arsyet e eliminimit të këtij operatori ekonomik nga Komuna e Rahovecit për shkak që, siç është thënë me mungesën e agronomit të diplomuar nuk është pajtuar as eksperti shqyrtues i OSHP-së, Sahit Beqiri, pasi që, sipas këtij të fundit, kompania e ka një të tillë me gradë bachelor dhe e plotëson këtë kriter, i cili i ka 3 vite përvojë pune.

    Në anën tjetër, Astrit Mullabazi nga Komuna e Rahovecit   ka deklaruar se në dosje të tenderit është kërkuar një agronom i diplomuar, ndërsa kompania e ka dorëzuar një bachelor të Agroekonomisë dhe që nuk ka përvojën e punës të kërkuar prej 3 viteve.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Lajme02 Maj 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) përmes një vendimi ka gjobitur komunën e Gjakovës me 10 mijë euro, si dhe është kërkuar revokim...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të jetë kandidat i...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për shumë mandate, Arben Gashi, ka folur për FrontOnline rreth ngërçit që ka përfshirë Kuvendin e...
    Lajme30 Maj 2025
    Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, zhvilloi sot një vizitë në rajonin e Mitrovicës,...
    Sport30 Maj 2025
    Disa statistika të publikuara tregojnë se VAR-i ka bërë një numër rekord të ndërhyrjeve në sezonin 2024/2025 në La Liga dhe numrat...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.