×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Komuna Gjakovës gjobitet me 10 mijë euro, kërkohet revokimi i certifikatës për shefin e prokurimit për shkelje të ligjit për tenderin 4,3 milionësh

    FrontOnline
    02 Maj 2025

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) përmes një vendimi ka gjobitur komunën e Gjakovës me 10 mijë euro, si dhe është kërkuar revokim i licencës për shefin e prokurimit në këtë komunë për shkelje të Ligjit të Prokurimit Publike në lidhje me tenderin 4.3 milionësh për ndërtimin e rrugës X në këtë qytet, raporton Front Online.

    Pas hapjes së ofertave përmes një vendimi komuna e Gjakovës ka anuluar ketë proces prokurimi, pasi që kompania që tashmë është ankuar në Organin Prokurues të Prokurimit N.SH.T. VIKTORY COM  kishte pasur çmimin më të lira se të gjitha kompanitë tjera që kanë qenë në garë për këtë tender.

    Në pikën 1 të vendimin e OSHP-së thuhet se aprovohet, si e bazuar ankesa e parashtruar nga Operatori Ekonomik N.SH.T. VIKTORY COM e parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit lidhur me aktivitetin e prokurimit Ndërtimi i Rrugës X me numër të

    prokurimit 632-23-397-5-1-1 ,iniciuar nga Autoriteti Kontraktues, Komuna e Gjakovës.

    Më tutje në pikën 2 të vendimit kërkohet nga Autoritetit Kontraktues për anulim të aktivitetit te prokurimit, lidhur me aktivitetin e prokurimit Ndërtimi i Rrugës X me numër të prokurimit 632- 23-397-5-1-1, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Gjakovës, ndërkaq aktiviteti i prokurimit i lartë përmendur kthehet në rivlerësim.

    “Shqiptohet gjoba në të holla për Autoritetin Kontraktues në lartësi të shumë 10.000 €, për shkak të mosrespektimit të vendimeve paraprake të OSHP nr. 2023/0572, 2024/0100, 2024/0534, 2024/1022, në pajtim me nenin 131, të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. Iniciohet procedura për revokimin e certifikatës së prokurimit ndaj zyrtarit përgjegjës të prokurimit të AK (menaxherit të prokurimit), sipas dispozitës së nenit 25, paragrafit 8 të LPP” thuhet më tutje në  pikën tre dhe katër të vendimit të OSHP-së për këtë proces prokurimi, raporton Front Online.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2025
    9 maji ishte data kur Rusia shënoi ditën e fitores. Krah presidentit rus Vladimir Putin dhe liderëve të tjerë autokratë, aty mori...
    Lajme18 Maj 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat pritet...
    Lajme18 Maj 2025
    Sot në Kroaci janë zhvilluar zgjedhjet komunale, në të cilat komuniteti shqiptar që jeton në Komunën e Medulit, në regjionin e Istres,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar për përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të ardhura...
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Një veturë në Durrës është përfshirë sot nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, derisa mjeti ishte në lëvizje, ndërkaq dyshohet...
    Lajme18 Maj 2025
    Tenori Ramë Lahaj ka thënë se ishte kënaqësi e veçantë për të që mbrëmjen e fundit të “Tosca”-s në Seattle, e kishte...
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Kryebashkiaku i Bukureshtit, centristi i Rumanisë, Nicusor Dan, duket se do të fitonte presidencën rumune të dielën, në zgjedhje të ndjekura nga...
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Taravari ka vendosur të jetë vegël e BDI-së dhe të mbajë në politikë ata për të cilët vetë kishte folur keq, tha...
    Lajme18 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime me ministra e ish-ministra në Irak, nga ku deklaron se ky shtet nuk ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.