×
  • Lajme
  • Lajme

    Telekomi: Qeveria po na e rrezikon funksionimin

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Telekomi i Kosovës asesi nuk po mund të bëhet rehat.

    Kësaj ndërmarrje po i rrezikohet prapë funksionimi.

    Kështu është bërë e ditur të paktën në një komunikatë që kjo ndërmarrje ka nisur për medie.

    Në të thuhet se Qeveria nuk po përmbush shlyrjen e obligimeve ndaj Z-MOBILE, ashtu sic kishte premtuar, duke rrezikuar që llogaritë e Telekomit të bllokohen prapë.

    Njoftimi i plotë:

    Marrëveshja e fundit për zhbllokimin e llogarive të Telekomit dhe shlyerjen e obligimeve ndaj Zmobile me ndërmjetësim të qeverisë ka rënduar gjendjen financiare në koorporatë.

    Korporata edhe pse ka negociuar për shumë kohë me Zmobile për arritjen e marrëveshjes për shlyerjen e obligimeve nuk ka mundur të arrijë asnjë marrëveshje pa ndërmjetësim dhe garancion të qeverisë.

    Kushtet e Telekomit për arritjen e marrëveshjes kanë qenë që shlyerja e obligimeve të bëhet gjatë katër viteve të ardhshme ndërsa që qeveria është dakorduar që ky afat të ulet në dy vite, pra kushti kryesor është negeciuar dhe vendosur nga vet qeveria.

    Por edhe pse qeveria ka dhënë garancione se do ta ndihmoj Telekomin që ta tejkaloj këtë situatë dhe të mos ketë ngecje në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje deri më tash edhe përkundër insistimit tonë dhe premtimeve të saj nuk është marr asnjë veprim.

    Mospërkrahja e qeverisë do të thotë që llogaritë e Telekomit mund të bllokohen përsëri qysh këtë javë, ndërsa punëtorët do të mbesin pa paga e familjet e tyre do të futet në varfëri.

    Kjo negelizhencë e qeverisë rrezikon edhe sigurinë kombëtare pasi rënia e shërbimeve të Telekomit rrezikon funksionimin e gjithë institucioneve të sigurisë.

    Bordi dhe Menaxhmenti është angazhuar maksimalisht në kryerjen e obligimeve të veta duke siguruar që të ketë rritje të vazhdueshme të të hyrave dhe të krijoj stabilitet financiar megjithkëtë pa përkrahjen e qeverisë në këto momente kjo nuk mjafton.

    Telekomi ka përfillur në vazhdimësi gjithë kërkesat e Aksionarit, duke përfshirë uljen e pagave deri në 60 %, ka ulur të gjitha shpenzimet operative deri në masën ku nuk rrezikohen operimet tona, është në përfundim të procesit të ristrukturimit gjitha këto me qëllim të krijimit të stabilitetit në kompani.

    Gjithë punonjësit e Telekomit, Bordi dhe Menaxhmenti i bëjnë thirrje qeverisë për reagim të menjëhershëm me qëllim që të mos lejohet shkatërrimi i kompanisë, të mos rrezikohet ekzistenca e më shumë se 3000 punëtorëve dhe familjeve të tyre dhe të mos cenohet siguria jonë kombëtare.

    Menduh Abazi

    Drejtor i Departamentit për Relacion me Publik

    Director of the Department of Public Relations

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kryeministrit të tanishëm të vendit, Albin Kurtit, më nuk i beson askush. Sipas tij, kjo ndodh...
    Lajme25 Prill 2024
    Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka folur për javën e imunizimit dhe rëndësinë e vaksinimit. Ai tha se ky aktivitet...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dinarit. Ai është shprehur se për...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill...
    Vip25 Prill 2024
    Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu, prej disa ditësh po kalojnë pushimet krah njëri-tjetrit në Bali. Çifti ka treguar se janë...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Vip25 Prill 2024
    Ylli Limani ka habitur me një sulm thumbues në rrjete sociale. Nuk dihet nëse fraza i dedikohet dikujt, apo mos ndoshta është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.