×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Telekomi po krijon stabilitet financiar e teknik

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Telekomi i Kosovës është në rrugën e duhur për krijimin e stabilitetit financiar dhe teknik, pas vështirësive të mëdha që kishte në verën që lamë pas, ku kompania ishte para kolapsit financiar dhe gjithashtu rrezikohej komplet komunikimi i vendit dhe mirëqenia e me shumë se tre mijë familjeve.

    Gjendja ka filluar të normalizohet me caktimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në fund të korrikut dhe me veprimet konkrete të ndërmarra nga ky bord dhe menaxhmenti i ri.

    Veprimi i parë i këtij bordi ishte zhbllokimi i llogarive të bllokuara nga përmbaruesi privat, si pasojë e vendimit final të arbitrazhit në rastin Z Mobile.
    Pezullimi për një kohë të pacaktuar, respektivisht deri në krijimin e kapaciteteve financiare u bë me mirëkuptim me përmbaruesin, njëjtë sikurse u bë edhe me Administratën Tatimore.

    Çdo operim financiar ishte i bllokuar dhe kompania ishte në prag të kolapsit.

    Bordi dhe menaxhmenti gjithashtu kanë marrë veprime konkrete në përmirësimin e kompanisë në aspektin teknik, duke iniciuar projekte konkrete me Bankën Botërore, si ajo e lidhjes së gjithë BTS (antenave) me fije optike.

    Telekomi i Kosovës është në pritje edhe të përkrahjes financiare nga aksionari, qeveria e vendit për arritjen e marrëveshjeve për mirëmbajtje të rrjetit dhe ndërrim të paisjeve të vjetëruara teknike. Për problemet teknike që janë evidente kohë pas kohe telekomi u kërkon mirëkuptim gjithë konsumatorëve.
    Veprim tjetër konkret me rëndësi të veçantë është “Plani Emergjent për Rimëkëmbjen e Telekomit”, tashmë i punuar, si dhe projekti për ristrukturimin e korporatës, për cka është kërkuar të financohet nga organizata ndwrkombwtare financiare.

    Sa i përket shitjes, bordi dhe menaxhmenti kanë ndërmarrë veprime konkrete për rritjen e shitjes së produkteve nga Qendra e Thirrjeve, duke transferuar rreth 100 punonjës nga shitja në këtë qendër, ndërkohë që menaxhmenti ka realizuar vizita në të gjitha rajonet, me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë.

    Menaxhmenti i përkrahur nga bordi ka bërë edhe planin konkret për uljen e shpenzimeve operacionale, aty ku nuk dëmtohet operimi normal i kompanisë, ku hyn edhe kontrata për qira me Postën e Kosovës, INFRAKOS-in dhe operator të tjerë ekonomik.

    Telekomi me këto veprime konkrete dhe me përkrahjen e aksionarit do të rikthehet si kompania më kredibile në vend.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Xhemajli, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, mbajti një fjalim emocionues më 1 mars në Winterthur të Zvicrës,...
    Lajme03 Mars 2026
    Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kanë kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës në një provë të funksionimit institucional. Teksa...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në njoftimin e Kuvendit...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë serbëve...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.