×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Telekomi në gjendje kritike, paralajmërohet ndërprerja e shërbimeve

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Punonjësit, Menaxhmenti dhe Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës përmes një letre publike drejtuar organeve të larta të shtetit kërkojnë që urgjentisht të bëhet një zgjidhje për Telekomin në mënyrë që të shpëtohet kjo ndërmarrje, raporton Front Online.

    Telekomi paralajmëron se situata krijuar mund të rezultojë me ndërprerjen e funksioneve të Telekomit të Kosovës për shkak të pamundësisë për të operuar dhe funksionuar në kushtet e tanishme të bllokimit të llogarive bankare.

    Letra e plotë:

    Letër publike drejtuar organeve shtetërore dhe institucioneve të Republikës së Kosovës

    Punonjësit, Menaxhmenti dhe Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, përmes kësaj letre publike, iu drejtohet organeve të larta shtetërore dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, lidhur me pasqyrimin e gjendjes tejet kritike dhe emergjente të krijuar pas bllokimit dhe tërheqjes së mjeteve nga llogaritë bankare.

    Dëshirojmë që të informojmë me saktësi të gjithë akterët dhe drejtuesit shtetërorë mbi situatën reale që po zhvillohet nëTelekomin e Kosovës, përkitazi me momentin e ndjeshëm të kërcënimit dhe rrezikimit potencial të vijimësisë së ofrimit të pandërprerë të shërbimeve të komunikimeve elektronike për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës si dhe subjektet e tjera që përdorin shërbimet telekomunikuese, situatë e cila është krijuar pas bllokimit të llogarive bankare.

    Vazhdimi i kësaj gjendje të rënduar në Telekomin e Kosovësduke i shtuar edhe situatën e pandemisë së Covid-19, në çdo moment mund të shkaktojë rrethanën e padëshiruar të një dëmi të pariparueshëm për organet dhe institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë institucionet e sigurisë së lartë nacionale, të atyre emergjente, shëndetësore si dhe të një varg institucione dhe subjekte tjera, ngase kjo situatë mund të rezultojë me ndërprerjen e funksioneve të Telekomit të Kosovës për shkak të pamundësisë për të operuar dhe funksionuar në kushtet e tanishme të bllokimit të llogarive bankare.

    Andaj, ftojmë institucionet përgjegjëse shtetërore, që sa më parë, të punojnë në ofrimin e zgjidhjes së kësaj situate të ndjeshme dhe në përkrahje dhe shpëtimin e ndërmarrjes shtetërore me interes vital, strategjik, ekonomik e social.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet ishin të magnitudave...
    Sport10 Janar 2025
    Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti është përplasur me Sarën sërish për finalen dhe çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3. Ai u shpreh se...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Edmont Çeka, një 58-vjeçar nga Rrësheni është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kapshticës, në Korçë. Policia në vendngjarje ka bërë...
    Lajme10 Janar 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e ka futur nën sanksione ndërmarrjen NIS të Serbisë....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.