×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Telekomi i Kosovës: 2020 vit shumë sfidues por i qëndrueshëm financiarisht

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Nga Telekomi i Kosovës thonë se vitin që po lëmë pas ka qenë sfidues për ta dhe se korporata përgjatë vitit 2020 është ballafaquar me vështirësi.

    Në gjithë këtë mes përfshihet situata me pandeminë COVID-19, ku sipas komunikatës nga Telekom thuhet se janë shkaktuar humbje të mëdha financiare, përkatësisht i të hyrave.

    “Viti 2020 vërtetë ka qenë vit sfidues për Telekomin e Kosovës, korporata përgjatë vitit është ballafaquar me shumë vështirësi duke përfshirë pandeminë që ka shkaktuar humbje të mëdha financiare, përkatësisht në rënien e të hyrave si dhe kemi perfomuar me staf esencial”, thuhet në komunikatën për media.

    Veç këtyre Telekomi i Kosovës gjatë 2020-tës u përballë edhe me kontekste gjyqësore, arbitrazhet e bllokim të llogarive bankare.

    “Moment tjetër sfidues, që ka përcjellur Telekomin e Kosovës në këtë vit, ndërlidhen me kontestet gjyqësore, Arbitrazhet, bllokimi i llogarive bankare dhe tërheqja e mjeteve financiare të Telekomit të Kosovës për shkak të inicimit të procedurave përmbarimore”, thuhet mes tjerash në komunikatën nga Telekom.

    E përkundër gjithë këtyre sfidave nga Telekom thonë se kanë arritur që t’i përmbushin kriteret e rekomanduara në standarde të korporatës.

    “Përkundër gjithë këtyre sfidave e vështirësive që vërtetë kanë kanosur operimin dhe funksionet e korporatës, Telekomi i Kosovës ka vazhduar të përmbush kriteret e rekomanduara në standardet ndërkombëtare duke ofruar shërbime të pandërprera të komunikimeve elektronike për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe gjithë përdoruesit e Telekomit të Kosovës”, vazhdohet tutje në komunikatë.

    Mes tjerash Telekomi ka renditur edhe të arriturat e saj përgjatë vitit 2020-të.

    “Si aktivitete me rëndësi dhe të arritura të Telekomit të Kosovës përgjatë vitit 2020, pa asnjë dyshim mund të parashtrohet momenti i ruajtjes së Integritetit dhe sigurisë së shërbimeve mobile dhe fikse, që ofrohen nga infrastruktura e integruar telekomunikuese e Telekomit të Kosovës, zvogëlimi i shpenzimeve operative, përkatësisht të zvogëlimit të pagave deri në 60 % që kanë mundësuar kursim vjetor, zvogëlimin e qirave të nyjeve të qasjes dhe të pikave të shitjes. Bordi dhe menaxhmenti kanë hartuar planin e rimëkëmbjes së korporatës, planin e detajuar për investime strategjike, qoftë përmes kredimit qoftë përmes ndihmës së aksionarit, qeverisë së vendit. Ky plan i rimëkëmbjes ka paraparë investime milionëshe në infrastrukturën e Telekomit me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve tona, ruajtjen dhe rritjes së numrit të konsumatorëve si dhe rritjen e vlerës së korporatës. Me gjithë këto sfida veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti aktual dhe bordi i përkohshëm kanë bërë që të ruhet stabiliteti financiar i korporatës, të paguhen borxhe të mbledhura ndërvite. Angazhimi i gjithë punonjëseve të Telekomit të Kosovës do të jetë edhe më i madh në vitin 2021 dhe me këtë përveç tjerash synohet që kompanisë tonë e cila ndër vite ka qenë element kyç në zhvillimin ekonomik t’i rikthehet krenaria”, thuhet në një komunikatë nga Telekom.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, beson se Qeveria do ta dërgojë Draftin e Asociacionit në Kushtetuese, para mbledhjes së Komitetit të Ministrave...
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se presidenca është shndërruar në zyrë ku noterizohen Ligjet e miratuara...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.