Pasnesër fillon punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni.
Mandati dhe objektivat e Misionit Vëzhgues të BE-së do të prezantohen të shtunën, në Prishtinë, në një konferencë për shtyp nga shefja e Misionit të BE-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Nathalie Loiseau.
Shpërndarja e vëzhguesve në terren do të fillojë të dielën, theksohet në njoftimin zyrtar.