×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të shtëna në një kampus universitar në Las Vegas, raportohet për “viktima të shumta”

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2023

    Policia Metropolitane e Las Vegasit tha se një sulmues i dyshuar në kampusin e Universitetit të Nevada, Las Vegas, “është lokalizuar dhe ka vdekur”.

    “Ky është një hetim aktiv. Ju lutemi, vazhdoni të shmangni zonën”, tha policia në X, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Policia po i përgjigjej raporteve për të shtëna me viktima të shumta në kampus, pranë Beam Hall, sipas një postimi të mëparshëm në mediat sociale.

    “Duket se ka shumë viktima në këtë moment. Ju lutemi shmangni zonën dhe do të kemi më shumë informacion së shpejti”, tha policia në X.

    Rasti është raportuar në orën 11:54 paradite sipas kohës lokale. Universiteti postoi një njoftim emergjent online, duke thënë, “Policia Universitare po reagon ndaj raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Evakuohuni në ndonjë zonë të sigurt – vraponi-fshihuni-luftoni”.

    Menjëherë më pas, universiteti tha në X se policia ka reaguar ndaj “raportimeve tjera për të shtëna në zonën universitare”, dhe këshilloi njerëzit që të shmangin zonën. /Klankosova.tv

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.