Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur dje në Vushtrri.
Si pasojë e lëndimeve trupore viktima është dërguar si fillim në emergjencën e spitalit në Vushtrri, e më pas është dërguar në QKUK për shkak të plagosjes që mori nga arma e zjarrit.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në një parking ku dy persona të dyshuar pas një konflikti verbal ishin përleshur në mes vete, pastaj viktima kishte hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe ishte plagosur nga njëri prej të dyshuarve.
I dyshuari nga ky rast ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar, janë gjet dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftimin e policisë.