Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Katund i Ri të Pejës është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së dy personave.Policia e Kosovës ka raportuar se të dy ankuesit kanë thënë se derisa ishin duke lëvizur me veturë në afërsi të restaurant “Kalaja e Gurit” është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre.Me të marrë Policia informatë ka dalë në vendin e ngjarjes ku raportohet se në veturë janë vërejtur gjashtë vrima që dyshohen të jenë nga të shtënat.
Nga këto të shtëna nuk është lënduar asnjë person ndërsa rasti është duke u hetuar.