×
  • Kronika
  • Kronika

    Të rinjtë fusin kokainën në adapter të telefonit, kapen nga Policia në Fushë Kosovë

    FrontOnline
    11 Maj 2022

    Mbrëmë pas mesnate dy persona janë arrestuar te rrethi në Fushë Kosovë, pasi që te të njëjtit është gjetur drogë pas një kontrolli nga ana e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se A.H., 28-vjeçar dhe A.M., 24-vjeçar ishin ndaluar nga patrulla e Policisë, me ç’rast A.H., ka hedhur nga xhepi një qese të vogël të mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë.

    Sinjali mëson se po ashtu edhe tek A.M., është gjetur drogë, pasi që i njëjti gjatë kërkimit të dokumenteve e kishte hedhur në tokë një karikues të telefonit, brenda të cilit ishin disa qese të vogla me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë.

    24-vjeçari kishte tentuar që të ikë nga Policia, ku kishte nisur të vrapojë nga rrethi në drejtim të Prishtinës, por më pas është kapur dhe është arrestuar nga Policia.

    Dy të dyshuarit janë dërguar në Stacion Policor dhe me urdhër të prokurorit të dyve i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

    Ndërkohë Policia ka kryer bastisje në banesën e të dyshuarit A.M., por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Kronika05 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka regjistruar gjobat e trafikut për 24 orët e fundit 2 mijë e 460 gjoba trafiku janë shqiptuar për...
    Kronika05 Korrik 2024
    Një burrë ka informuar policinë në Gjilan se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas raportit...
    Kronika05 Korrik 2024
    Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi dy burra kanë shtënë me armë zjarri...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Qytetarët në veri të vendit po vazhdojnë të konvertojnë patentë shoferët e tyre ilegal në ata të Republikës së Kosovës. Lajmin për...
    Sport05 Korrik 2024
    Pas vetëm gjashtë minutave lojë, mesfushori Pedri është zëvendësuar nga Dani Olmo për shkak të një lëndimi që pësoi. Ai është ankuar...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ish-diplomati, Blerim Canaj në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje...
    Lajme05 Korrik 2024
    Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka për “Front Online” thotë se VV janë të gatshëm për zgjedhje dhe për të gjetur stinën më...
    Lajme05 Korrik 2024
    Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka takuar sot emisarin e Sllovenisë për rajonin, Anzej Franges, i cili po qëndron...
    Vip05 Korrik 2024
    Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Top Arena”, Top Channel. Ajo është vënë përballë disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.