Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në hapësirat e tregut të gjelbër, të premten.
Në raportin 24 orësh thuhet se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të pa njohur.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Prizren 26.05.2023-22:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se në hapësirat e tregut të gjelbërt, ka pasë të shtëna me armë zjarri . Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të pa njohur”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë nuk raportohet për të dyshuar e as të lënduar, përderisa rasti duke u hetuar.