×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Të premten dalin pagat e punëtorëve të Telekomit

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Të gjithë punëtorët e Telekomit të Kosovës pagat e muajit nëntor do t’i marrin këtë të premte, me 11 ditë vonesë .

    Kështu ka bërë të ditur për FrontOnline, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj.

    “Ne për muajin tetor i kemi marrë pagat. Të premten do të dalin pagat për muajin nëntor, është mëse e sigurtë që të premten kemi me i pagu pagat e punëtorëve, nuk guxoj me thënë që do të dalin më përpara , por të premten mbyllet, dalin pagat”, ka thënë Balaj.

    Ai, ka treguar se sot ka pasur takim me menaxhmentin e Telekomit dhe se ëshët siguruar që e premtja është dita e fundit kur punëtorët do t’i marrin pagat e muajit nëntor.

    “Unë edhe sot kam pas takim me menaxhmentin dhe dita e fundit është e premtja”, ka deklaruar Balaj.

    Balaj, ka folur edhe për atë se çfarë do të ndodhë nëse ky vendim do të kthehet mbrapa.

    “Ne po bëjmë përpjekje, për shkak të gjendjes së rëndë që është në Telekom , dhe krejt atë që jemi duke e bërë jemi duke ë bërë me mjete vetanake, Qeveria nuk iu ka qëndru parapa vendimeve të veta”, ka deklaruar ai.

    Kryetari Balaj ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar në Telekom duke thënë se është pikërisht Qeveria ajo që në Telekom ka sjellë njerëz që kanë nënshkru kontrata të dëmshme.

    “Fajtor kresor është Qeveria e Republikës së Kosovës, tash ne nuk mundemi më bë fajtor këtë Qeveri apo atë kaluarën, po në vazhdimësi Telekomi është menaxhuar nga Qeveria dhe fajtor janë njerëzit e Qeverisë dhe Parlamentit, sepse ata kanë sjellë njerëz që i kanë nënshkru kontratat e dëmshme në Telekom dhe unë besoj që duhet me dhënë përgjegjësi ata që I kanë nënshkru kontratat e dëmshme dhe me dal para drejtësisë dhe sigurisht Qeveria duhet me marr përgjegjësi që me nxjerr Telekomin prej krize sepse është e vetmja ndërmarrje që i ka dhënë mbi 500 milionë dividentë”, ka thënë ai.

    Tri javë më parë është arritur marrëveshja mes Bordit të Telekomit dhe përfaqësuesve të Dardafon, për t’i zhbllokuar xhirollogaritë e ndërmarrjes publike.

    Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borgjin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Pas vendosjes në nominim kokë më kokë, tensionet mes Leo dhe Drilonit janë rritur ndjeshëm, duke kulmuar në një përplasje të ashpër...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Nait Hasani kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar se sonte ka takuar bashkëfshatarët dhe veteranët e UÇK-së të fshatit...
    Vip10 Janar 2025
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, ka thënë se është ndjerë keq pa praninë e Gjestit brenda shtëpisë. Ajo thotë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.