×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të paktën 30 të vde’kur pas shpërthimit në një minierë qymyri në Iran

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një minierë qymyri në pjesën lindore të Iranit në orët e vona të 21 shtatorit.

     

    Televizioni shtetëror iranian raportoi se shpërthimi në minierën në Tabas, rreth 540 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, u shkaktua nga një rrjedhje metani. Disa minatorë dyshohet se janë të bllokuar brenda.

    Presidenti i ri reformist i Iranit, Masud Pezeshkian, i cili po përgatitej të udhëtonte për në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se ka urdhëruar që të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar të bllokuarit dhe për të ndihmuar familjet e tyre.

    Ai gjithashtu njoftoi se ka nisur një hetim për incidentin.

    Prokurori lokal, Ali Nesaei, cituar nga agjencia iraniane IRNA, tha se “akumulimi i gazit në minierë” e ka bërë të vështirë operacionin e kërkimit.

    “Aktualisht, prioriteti është të ofrojmë ndihmë për të plagosurit dhe të nxjerrim njerëzit nga rrënojat”, tha Nesaei.

    Ai shtoi se “neglizhenca dhe përgjegjësia e agjentëve përkatës do të trajtohen” më vonë.

    Irani, një vend prodhues nafte, është gjithashtu i pasur me një sërë mineralesh. Irani konsumon rreth 3.5 milion ton qymyr në vit, por nxjerr vetëm rreth 1.8 milion ton nga minierat e tij. Pjesa tjetër importohet, shpesh për t’u përdorur në uzinat e çelikut të vendit.

    Kjo nuk është fatkeqësia e parë që godet industrinë minerare të Iranit. Vitin e kaluar, një shpërthim në një minierë qymyri në qytetin verior Damghan vrau gjashtë persona, gjithashtu si pasojë e mundshme e një rrjedhje metani, sipas mediave lokale.

    Në vitin 2013, 11 punëtorë humbën jetën në dy incidente të ndara minierash. Në vitin 2009, 20 punëtorë u vranë në disa incidente. Në vitin 2017, një shpërthim në një minierë qymyri vrau të paktën 42 persona.

    Standardet e dobëta të sigurisë dhe shërbimet e pamjaftueshme emergjente në zonat minerare shpesh fajësohen për viktimat./REL

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas të shtënave masive në Birmingham, Alabama të Shteteve të...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Kjo e diel parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, ndërsa pasditja...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërë-ditor në Prishtinë nuk do të jetë lehtë i zbatueshëm, marrë parasysh mbipopullimin dhe...
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës, njofton se ka parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandës me mallra. "Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet patrulluese të...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se procesi i transformimit të Forcës Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri është në fazën e...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti  nga  Lëvizja Vetëvendosje,Gramos Agusholli, ka konfirmuar se rritja e pagës minimale në 350 euro bruto, e cila do të hyjë në...
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies. Osmani tha se ata janë gardianët e...
    Lajme22 Shtator 2024
      Në fund të muajit që lamë pas  Qeveria e Kosovës ka vendosur ta rris pagën minimale në 350 euro bruto, vendim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.