Të hënën, mbahet Turneu i XII-të Memorial i shahut për nderë të veprimtarit Mustafë Ibrahimi.
Sipas një njoftimi të këshillit organizativ, turneu memorial në shah “Mustafë Ibrahimi” tani tradicional do të mbahet me 28 Tetor 2024 në orën 17:00, në ambientet e Sallës së Shahut në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
NLB Banka është sponsoruesi kryesor i Turneut Memorial dhe ne bashkepunim me strukturat dhe ne ambientet e Federates se Shahut te Kosoves, organizon eventin, për të përkujtuar njeriun e arsimit, ekonomistin dhe patriotin, ish të burgosurin politik Mustafë Ibrahimi.
Ky turnirë tashmë tradicional, sipas njoftimit do të tubojë shumë shahistë nga Kosova.
Sistemi i garave: Blic sistem zviceran, 11 xhiro /3 min+2 sec blic .
“Për më të mirët do të ketë shpërblime, mirënjohje, medalje, kupa dhe premi”, thuhet një njoftim.