×
  • Kronika
  • Kronika

    Të hënën del para gjyqit, personi që vrau dhe e dogji shokun e ngushtë në Ferizaj

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Të hënën më 26 tetor do të vazhdojë senanca gjyqësore lidhur me rastin e T.L i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë.

    T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën Sh. B., pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës, në shumë prej 40,000 euro dhe meqë i pandehuri nuk kishte arritur të siguronte këtë shumë të parave, afër një shkolle në fshatin Suriqnë dhe pas një grindje paraprake e qëllon me armë në kokë nga mbrapa tani të ndjerin Sh.B, duke e lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas thërret vëllain e tij – të dyshuarin D.L. dhe së bashku e marrin trupin e viktimës dhe e dërgojnë në fshatin Kishnapole, ku e hudhin në një përrockë ku më pas i pandehuri T.L. e spërkat trupin e pa jetë me benzinë dhe ia vë flakën.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar përfaqësues të mediave,

    Ju njoftoj se më 26 tetor 2020 (e hënë) duke filluar nga ora 11:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, lidhur me rastin e T.L. i akuzuar për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të KPRK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

    I pandehuri T.L, akuzohet se me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Sh.B, në atë mënyrë që duke e shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e tij, meqë të njëjtit ishin njohur më parë me rastin e shitblerjes së një parcele në shumë prej 157,000 €, të cilën e kishte blerë i pandehuri nga tani i ndjeri dhe mënyra e pagesës kishte qenë me rata, por meqë nuk kishte arritur t’ia siguronte ratën prej 14,000 €, fillimisht vihet në kontakt me të ndjerin përmes telefonit duke caktuar takimin se kinse ia kishte siguruar të hollat, pastaj me tu takuar me të ndjerin nisen në drejtim të fshatit Prelez, me ç ‘rast pas një bisede i pandehuri e ndal veturën dhe gjersa tani i ndjeri del nga vetura duke përdorur telefonin e tij, i njëjti e shfrytëzon momentin kur i ndjeri ishte me kokë të kthyer mbrapa, e qëllon njëherë në pjesën e pasme të kokës me revolen e tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, ndërsa pas aktit të kryer e thërret të pandehurin – vëllain e tij, në mënyrë që ta ndihmoj dhe së bashku shkojnë tek vendi i ngjarjes, marrin trupin e të ndjerit dhe e fusin në bagazh të veturës duke e dërguar në fshatin Kishnapole Komuna Gjilan, e hudhin në një përrockë me qëllim që t’i fshehin provat e veprës penale, pas kësaj i pandehuri i vetëm shkon tek pompa e derivateve merr një sasi të benzinës dhe kthehet përsëri në vendin ku paraprakisht e kishin hudhur trupin e të ndjerit, me ç’rast e spërkat me benzinë dhe ia vë flakën, më pas përdor telefonin e të ndjerit dhe dërgon sms babait dhe bashkëshortes së të ndjerit, duke ju shkruar në sms se i ka marr të hollat dhe është nisur për në Gjilan për ta takuar një person.

    Seanca e shpalljes së aktgjykimit mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kati I-rë salla nr. 2.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Kronika14 Maj 2024
    Policia e Kosovës e ka ndaluar një person në Gjilan derisa ishte duke vozitur sot në gjendje të dehur. Në njoftimin e...
    Kronika14 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për shkak të...
    Kronika14 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur sot pa shenja jete dhe dyshohet se...
    Të tjera
    Lajme14 Maj 2024
    Pas reagimeve nga partitë më të mëdha opozitare në vend, ka reaguar edhe AKR-ja. Nga kjo parti, ka reaguar Myzejene Selmani e...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Në Turqi 577 persona janë arrestuar të martën nën dyshimin e lidhjeve me predikuesin Fetullah Gulen të cilin presidenti Rexhep Tajip Erdogan...
    Lajme14 Maj 2024
    Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, për FrontOnline potencon se subjekti i tyre është gati për zgjedhje por se...
    Lajme14 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar një sasi e armatimit. Si rrjedhojë, sonte...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Policia shqiptare dhe ajo italiane janë përfshirë gjatë ditës së sotme në një operacion të përbashkët të koduar “Car Wash”. Përmes një...
    Lajme14 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njoftoi se ka diskutuar për listat zgjedhore dhe komisionerët e vëzhguesit e partisë në një takim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.