×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjitha rrugët e Kosovës janë të qarkullueshme

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Ministria e Infrastrukturës thotë se po vazhdon mirëmbajtja e autoudhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale.

    Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 thotë se të gjitha rrugët e mirëmbajtura nga MI janë të lira për qarkullim, por, shkaku i mjegullës së dendur dhe temperaturave nën zero (-0), është aplikuar hedhja e kripës dhe e rërës në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Keqekoll-Mutidovë), N25 QMI-Carralevë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Pjetershticë-Carralevë).

    Edhe rrugët në rajonin e Pejës, që të gjitha janë të kalueshme, duke cekur punimet në sanimin e deformimit në kilometrin e 12-të të rrugës N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë.

    Infrastruktura rrugore e rajonit të Gjilanit është poashtu krejtësisht e lirë për qarkullim, përfshirë pastrimit permanent të disa pjesëve të rrugëve, në ta cilat ka erodime të dheut dhe gurëve. Krejtësisht të lira për qarkullim dhe pa ndonjë intervenim shtesë, janë edhe rrugët në rajonin e Ferizajt.

    Rrugët e rajonit të Gjakovës gjithashtu po mirëmbahen sipas parametrave normale, pa u penguar qarkullimi i lirë i automjeteve.

    Në drejtimin Prizren-Carralevë të rajonit të Prizrenit po intervenohet me kripë. Përndryshe, të gjitha rrugët në këtë rajon janë të lira për qarkullim.

    “Ekipet e mirëmbajtjes dimërore të rrugëve po vazhdojnë aktivitetet e tyre edhe në autoudhët e Kosovës. Në autoudhën A7 Morinë-Gjurgjicë, drejtimi Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë. Po aplikohet shpërndarja e kripës, për të parandaluar çfarëdo lloj pengese e cila mund të shkaktohet si pasojë e mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0)”, njofton MI-ja./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama,për FrontOnline, ka theksuar disa çështje të rëndësishme lidhur me politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës e...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialog, Peter Sorensen. Pas këtij takimi, Sorensen do të...
    Lajme17 Mars 2025
    Të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të hënën në shqyrtimin fillestar para Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë deklaruar të...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi për vdekjen e Haxhi Thaçit- babait të ish presidentit Hashim Thaçi. Haradinaj ka thënë se...
    Lajme17 Mars 2025
    Fisnik Ismaili është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Ai i ka dizajnuar fanellat e reja të Kombëtares së...
    Lajme17 Mars 2025
    Policia Kufitare ka vënë në pranga një 39-vjeçar nga Kukësi, i cili tentoi të fuste rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri...
    Lajme17 Mars 2025
    Derisa Evropa riarmatoset, NATO-ja është në krizë dhe aleancat nën presion, siguria në Kosovë vihet në diskutim. Autoritetet garantojnë stabilitet, por ekspertët...
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari i ri Bashkimit Evropian për dialogun, danezi Peter Sorensen sot do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë si...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi për FrontOnline e ka quajtur të “vdekur” politikën e jashtme të Kosovës. ‘’Kosovës i ka vdekur politika...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.