Të dielën në mbrëmje, bëri bujë lajmi për iniciativën e 12 klubeve për të nisur një garë të re nga edicioni i ardhshëm – Superligën evropiane.
12 klubet në fjalë janë Manchester Unitedi, Manchester City, Liverpooli, Tottenhami, Chelsea, Real Madridi, Barcelona, Atletico Madridi, Juventusi, Interi dhe Milani, shkruan FrontOnline.
President i kësaj gare do të jetë njeriu i parë i Real Madridit, Florentino Perez.
Comunicado Oficial: Los principales clubes europeos de fútbol anuncian la nueva Superliga.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 18, 2021
12 klubet themeluese e kanë lëshuar tashmë një deklaratë ku kanë shpjeguar në detaje se si do të jetë kjo garë, ku do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm.
Detajet më të rëndësishme në lidhje me Superligën evropiane janë këto:
– 20 klube janë pjesëmarrëse – 15 themeluese (tre të tjerë dihen së shpejti) dhe pesë klube që do të jenë në gjendje të kualifikohen për Superligë çdo edicion.
– Ndeshjet do të luhen në mes të javës pasi klubet nuk duan të prishin kampionatet nacionale.
– Edicioni nis në gusht. Skuadrat do të ndahen në dy grupe me nga dhjetë skuadra, secila do të përballet me njëra-tjetrën me sistemin vajtje-ardhje. Tre skuadrat e para shkojnë në çerekfinale, kurse vendi i katërt dhe i pestë në “play-off”. Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet luhen sipas sistemit të vjetër – dy ndeshje dhe finalet janë planifikuar për muajin maj në ndonjë fushë neutrale.
– Plani i mëtejshëm është të krijohet edhe Superliga evropiane në kategorinë e femrave pas asaj të meshkujve./FrontOnline/