Kthimi i Xherdan Shaqirit te Baseli ka shkaktuar entuziazëm, por në vitet e ardhshme, mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, mund të jetë gjithashtu një kandidat për t’u rikthyer. Vëllai i tij, Taulanti, ka folur për këtë mundësi në një intervistë për “Blick”.
Gjatë intervistës, Taulant Xhaka është pyetur për rolin e tij si kapiten i Baselit. Ai ka thënë: “Nëse luaj nga fillimi, jam unë kapiten. Në rast tjetër, është Dominik Schmid. Xherdan Shaqiri është gjithashtu në grupin e kapitenëve”.
Më tej, Taulanti tregon se javën e kaluar, Shaqiri e mbajti shiritin e kapitenit edhe kur ai hyri në fushë: “Natyrisht, unë u aktivizova vonë. Nuk do ta pyes Shaqirin për shiritin. Të gjithë e dimë rolin tonë në ekip, dhe nuk ka rëndësi kush e mban atë”.