Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka marrë tatëpjetën gjatë periudhës janar-prill 2022, ku humbjet në investime kanë shkuar në hiç më pak se 60.5 milionë euro, raporton portali Front Online.
Kjo bëhet e ditur në raportin e sistemit financiar të Kosovës për periudhë prill 2022 të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës(BQK).
Sipas këtij raporti, vlera e përgjithshme e kontributeve pensionale në Fond kanë arritur në mbi 2.3 miliardë euro.
Përndryshe, deputetët e opozitës kanë nisur iniciativën për shpërndarjen e deri 30 për qind të kursimeve pensionale te kontribuesit pas inflacionit të lartë në vend, përderisa një iniciativë e tillë po kundërshtohen ashpër nga deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”në Kuvend.
/Front Online/