×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen Haxhiu e Lumezi, ja çka u diskutua

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim njoftues Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Lumezi ka uruar Haxhiun për detyrën e re, me ç’rast e ka njoftuar atë me ecurinë e punëve, të arriturat, sfidat dhe objektivat e institucionit të Prokurorit të Shtetit.

    “Po ashtu, diskutimi i çështjeve të përbashkëta në fushën e drejtësisë si rishikimi funksional, procesi i vettingut, avancimi i llogaridhënies, transparencës si dhe efikasiteti i trajtimit të krimeve të luftës ishin në fokus të takimit ndërmjet Kryeprokurorit Lumezi dhe ministres Haxhiu.

    Më këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit ka informuar ministren e Drejtësisë për progresin e shënuar nga Prokuroria Speciale në krijimin e departamenteve për trajtimin e krimeve të luftës, ndarjen e prokurorëve në regjione, krijimin e databazës së përbashkët me policinë, zbatimin e strategjisë për krime lufte dhe çështje tjera me interes nga kjo fushë.

    Në këtë kontekst u theksuar nevoja për mbështetje nga Ministria e Drejtësisë, veçmas në bashkëpunimin juridik me Serbinë, në mënyrë që kryerësit e veprave penale të krimeve të luftës të bëhen të arritshëm për organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Në anën tjetër, Haxhiu ka informuar Kryeprokurorin e Shtetit me prioritet e Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë së re në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur Prokurorin e Shtetit në adresimin e çështjeve institucionale, veçmas në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe resurseve tjera të nevojshme.

    Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit dhe Ministrja e Drejtësisë kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe konsolidimit të institucioneve të drejtësisë dhe rritjes së besimit qytetarë në to.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.