×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia qëllimshëm po e zvarrit çështjen e personave të zhdukur me dhun*ë

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës, ka dhënë detaje të tjera për takimin bilateral që e pati sot në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ai tha se aty u diskutua edhe për çështjen e personave të zhdukur me dhunë.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Bislimi ka pohuar që Serbia është pala e cila e ngadalëson procesin e çështjes së personave të zhdukur me dhunë

    “Tema të diskutimit ishin edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë, telekomunikimi, IBM-ja e liria e lëvizjes. Rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë, zëvendëskryeministri ripërsëriti destruktivitetin e Serbisë, e cila qëllimshëm po e zvarrit procesin duke paraqitur kërkesa të reja edhe pas dakordimit final”, thuhet në njoftim.

    Sa i përket urës mbi lumin Ibër, në komunikatë thuet se edhe për BE-në është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës.

    “Zëvendëskryeministri shtoi se edhe në Raportet e Komisionit Evropian që pas vitit 2014, BE-ja shprehet se ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme. Ai tha se kjo çështje tashmë është trajtuar e dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut, dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit”.

    Takimi me Lajçak u zhvillua në formatin bilateral, teksa takim trilateral nuk pati, “për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në një takim të tillë”.

    “Nga ana e saj, Kosova përmes kryenegociatorit, ka pranuar të mbahet takimi trilateral, sipas agjendës së paracaktuar nga ndërmjetësuesi, ku temë e vetme e diskutimit parashihej të ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues”.

    Në takimin me Lajçak, u diskutua mbi planin e sekuencimit dhe zbatimin e marrëveshjeve. Zëvendëskryeministri shprehu përsëri angazhimin konstruktiv dhe aktiv të Kosovës në zbatimin e marrëveshjeve dhe rrugën përpara si dhe komentimet nga ana e saj të drafteve të sekuencimit, teksa Serbia nuk ka bërë asnjë hap drejt saj, e pikësëpari as nuk e ka pranuar marrëveshjen. /Klankosova.tv

     

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Loxhë të Pejës, ku është arrestuar një grua e dyshuar për mashtrim. Ajo...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ish – diplomati Blerim Canaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se ka rënë në kurthin e presidentit të Serbisë,...
    Lajme17 Shtator 2024
    Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është lajmëruar në rrjetin social “X” pas dështimit të takimit trepalësh në Bruksel në mes të...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se deri në fund të këtij viti, pritet të ndërtohen edhe 102...
    Lajme17 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të takimeve të parapara të procesit...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Komandanti ushtarak i NATO-s, gjeneral Christopher Cavoli ndodhet në një vizitë Shqipëri, ku është takuar me presidentin Bajram Begaj. Në bisedën me...
    Vip17 Shtator 2024
    Tayna dhe Loredana e kanë ndarë edhe një lajm interesant për adhuruesit e tyre. Në një postim të përbashkët të dyja këngëtaret...
    Sport17 Shtator 2024
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se dueli me Inerin do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse sipas tij,...
    Lajme17 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të një personi që dyshohet se ka kryer vjedhje grabitqare në Prishtinë. Policia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.