×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Takimi Lukashenko-Putin, biseda që përcaktojnë të ardhmen e Minskut

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Derisa të gjithë kërkojnë që t’i jepet fund krizës politike në Bjellorusi, presidenti i këtij vendi, Aleksandar Lukashenko pritet të takohet këtë të hënë në Moskë me homologun rus Vladimir Putin, i cilësuar shpesh prej tij si vëllai i madh, shkruan DW.

    Kjo do të jetë vizita e parë jashtë vendin e Lukashenkos që prej datës 9 gusht kur u zhvilluan zgjedhjet presidenciale të cilat kontestohen nga opozita dhe nuk njihen nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. Por nga ana tjetër, shefi i Kremlinit e njeh Lukashenkon si liderin legjitim të Bjellorusisë, e madje ka deklaruar se është gati të dërgoje forcat ruse nëse për shkak të protestave, situata del jashtë kontrollit.

    Disa analistë spekulojnë se Putini do të kërkojë lidhje më të thella ekonomike dhe politike me Minskun si çmimi për mbështetjen e tij. Deri më tani Lukashenko nuk ka kthyer përgjigje nëse do të pranojë të hyjë në dialog me opozitën me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar sikundër OSBE.

    Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të gjendet gjuha e dialogut, ndërsa është duke u përgatitur edhe një listë me emra zyrtarësh ndaj të cilëve do të ndërmerren sanksione për dhunë ndaj protestuesve dhe manipulim të zgjedhjeve. Nëse Lukashenko siguron mbështetje nga Putini për të shuar kundërshtimin ndaj sundimit të tij, do të ishte e rëndësishme në krijimin e së ardhmes së Bjellorusisë.

    Nga ana tjetër protestat kundër presidentit Lukashenko vijojnë në rrugët e Minskut; me mijëra qytetarët kërkojnë largimin e tij ku nuk mungojnë as përplasjet me policinë e po ashtu edhe arrestimet e qindra protestuesve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.