×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi Hoti – Macron në Paris për dialogun me Serbinë nisë në ora 11 e 30

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti, mbrëmë ka udhëtuar drejt Parisit për takimin që sot do të ketë me presidentin francez, Emmanuel Macron.

    Takimi Hoti-Macron do të fillojë në orën 11:30 në pallatin presidencial të Elizesë. Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar, Xhavit Beqiri, nga kryeministria.

    “Kryeministri Hoti bashkë me presidentin Macron do të nisin takimin në ora 11: 30. Pas këtij takimi, zyra e Kryeministrit do të tregojë se për çfarë është diskutuar”, ka thënë ai.

    Ky takim mes Hotit dhe Macronit në kryeqytetin francez, i paraprinë Samitit virtual të Parisit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e që do të mbahet më 10 korrik.

    Ndërkohë pas kësaj videoconference me Merkel dhe Macron, Hoti do të udhëtojë drejt Brukselit më 12 korrik për të marrë pjesë në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell.

    “Në takim do të rinisin diskutimet për të punuar në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore e obligative për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u marrë me të gjitha çështjet e pazgjidhura”, thuhet në njoftimin e Brukselit.

    Kjo iniciativë e ngjeshur e Brukselit vjen pas dështimit të takimit të takimit të Washingtonit i cili ishte iniciuar nga emisari i Trump, Richard Grenell.

    Tashmë nga Washingtoni pritet të caktohet një datë e re e takimeve, derisa në Kosovë me gjasë do të ketë një rikompozim institucional, pasi që presidenti i vendit nuk do të mund të udhëtojë drejt SHBA’së, pas bërjes publike të propozim-aktakuzës së Speciales

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka publikuar një foto në rrjetin e tij social “Facebook” duke bërë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim ndaj Kosovës për veprimet e fundit që lidhen me mbylljen e strukturave paralele në veri të vendit....
    Lajme15 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot fshatin Reçak me rastin e 26 vjetorit të masakrës nga forcat serbe. Osmani ka thënë se...
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Ka kaluar gjysma e janarit, dhe ende nuk ka tym të bardhë. Kjo shprehje përdoret për zgjedhjet e një Pape në Vatikan,...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve. Afati i paraparë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se të mërkurën është procesuar pagesa e pensioneve që janë paraparë të dalin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.