×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi Bislimi-Petkoviq, ministri serb thotë se nuk është optimist për vazhdimin e dialogut

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Ministri i Punës në Serbi, Nemanja Staroviq tha se nuk është shumë optimist për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut nën patronazhin e BE-së pas raundit të fundit të mbajtur në nivel teknik në Bruksel.

    Staroviq për RTS tha se në bisedimet e djeshme në Bruksel, ku morën pjesë kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ” ishin, si gjithmonë, të vështira dhe të lodhshme, që zgjatën shtatë orë dhe nuk dhanë rezultate”, përcjellë Beta, transmeton Klankosova.tv

    Sipas tij, “Prishtina refuzon të diskutojë as për draft-statutin e ri evropian të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

    Ai shtoi se palëve u është lënë afat deri më 18 korrik për të dërguar deklaratat me shkrim për propozimet e paraqitura, transmeton Klankosova.tv.

    Staroviq gjithashtu theksoi se Beogradi nuk duhet të jetë pala që tërhiqet nga tryeza e bisedimeve, sepse pasojat mund të jenë “shumë drastike”.

    Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë pas takimit të djeshëm se pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazike, përkatësisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme05 Korrik 2024
    Komuna e Malishevës dhe KFOR-i kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë po avancojnë, duke e quajtur një ndër projektet...
    Lajme05 Korrik 2024
    Hajdar Beqa nga PDK thotë për “Front Online” se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, pasi qeveria aktuale ka...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje thotë për “Front Online” se VV qëndron shumë mirë në sondazhet e publikuara, duke marrë përkrahje të madhe...
    Lajme05 Korrik 2024
    Rrezarta Kransiqi nga LDK-ja thotë për “Front Online se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë sa më parë...
    Lajme05 Korrik 2024
    Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Ana Pisonero, tha sot, duke folur për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, se...
    Sport05 Korrik 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Spanjës dhe Gjermanisë që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale...
    Lajme05 Korrik 2024
    Gazetari kosovar, Nuhi Bytyqi, ka folur për dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se ka marrë ftesë në cilësi...
    Sport05 Korrik 2024
    Chelsea ka arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e futbollistit portugez Renato Veiga. Një marrëveshje për shumën e 14 milionë eurove është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.