Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas mbajti një takim të rrallë me fraksionet rivale ndërsa ata u përpoqën të paraqisnin një front të bashkuar mbi marrëveshjen e Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve.
Takimi u mbajt përmes një video-konference midis Ramallahut, në Bregun Perëndimor dhe Bejrut, ku morën pjesë shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh dhe Sekretari i Përgjithshëm Xhihadit Islamik, Ziyad al-Nakhalah.
Është e rrallë që fraksioni sekular islamik, Hamas, dhe Abbasi i Fatahut të Organizatës Çlirimtare të Palestinës të kenë kontakte të tilla të nivelit të lartë pas viteve të luftimeve, raporton reuters.
Palestinezët u tronditën nga marrëveshja e ‘normalizimit’ të shteteve të Gjirit me Izraelin, duke e parë atë si një tradhti të mundshme për të dobësuar një pozitë të gjatë pan-Arabe, e cila i kërkonte Izraelit të tërhiqet nga territori i okupuar. Marrëveshja u ndërmjetësua nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, transmeton Telegrafi.
Abbas ka refuzuar të merret me administratën e Trumpit për më shumë se dy vjet, duke e akuzuar atë për paragjykimin pro-Izraelit dhe refuzoi planin e Lindjes së Mesme të Trumpit, të zbuluar në Janar.
“Takimi ynë vjen në një fazë shumë të rrezikshme, në të cilën çështja jonë kombëtare përballet me komplote dhe rreziqe të ndryshme,” tha Abbas të enjten.
“Në mënyrë që të qëndrojmë së bashku në hendekun e konfrontimit dhe rezistencës paqësore popullore ndaj pushtimit, unë ju ftoj këtu që të bijmë dakord mbi formimin e një lidershipi kombëtar”, tha Abbas.
Duke folur nga ambasada e fortifikuar Palestineze në Bejrut, Haniyeh tha gjithashtu se ishte e rëndësishme të kishim një strategji të unifikuar.