×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri kritikon presidenten Osmanin: Presidentja e paradokseve

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila sot tha se drafti i Asociacionit nuk do ta kalojë testin e Gjykatës Kushtetuese.

    Tahiri e ka akuzuar Osmanin për ndryshim të qëndrimeve lidhur me këtë çështje, duke thënë se fillimisht ajo e kishte pranuar statutin e Asociacionit të hartuar nga BE-ja me disa vërejtje, ndërsa tani po e kundërshton atë.

    Në një postim në Facebook, Tahiri e quajti Osmanin “presidente e paradokseve”, duke kritikuar edhe heshtjen e saj për këtë temë deri në momentin kur u përmend mundësia e zgjedhjeve në Kosovë.

    “Fillimisht dha vërejtje zyrtare për dokumentin e statutit të Asociacionit të hartuar nga BE-ja, që nënkupton se e ka pranuar Asociacionin e BE-së me vërejtje. Ndërsa sot e hodhi poshtë duke thënë se ky statut nuk duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është çudi, sepse është kjo presidente që ishte gojëmbullur tërë kohën, ndërsa foli kur u përmendën zgjedhjet në Kosovë, nga frika se mos po shkarkohet…”, shkroi Tahiri.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Policia në Kaçanik ditën e djeshme në rrugën “Doganaj” gjatë kontrollit të një veture të tipit “Golf”, nën ulëset e pasme kanë...
    Lajme23 Mars 2025
    Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e ka arrestuar një person në Prishtinë për vjedhie të rëndë në rrugën “Fehmi Agani”, sot rreth orës 03:00. Në njoftimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një...
    Vip23 Mars 2025
    Edhe pak jave kanë mbetur që ‘Big Brother VIP Albania’ të shkoj drejt gjysmë finales, numri i banoreve është duke u pakësuar...
    Lajme23 Mars 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit nesër do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin kryesor politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel, ka...
    Lajme23 Mars 2025
    Bernard Nikaj nga PDK ka qenë këtë fundjavë në Sarajevë, ku me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë ka marrë pjesë në...
    Lajme23 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.