×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tahiri: Kërkojmë debat për tre vjetët e qeverisjes, do të kërkojmë shkarkimin e Kurtit

    FrontOnline
    25 Mars 2024

    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se do të kërkojnë interpelancë për tri vite të qeverisjes së Albin Kurtit. E në këtë seancë, Tahiri tha se do të kërkojnë shkarkimin e tij.

    Qeverisjen e Kurtit, Tahiri e ka quajtur Qeveria më e dobët në historinë e Kosovës. Ai theksoi se përderisa kryeministri ka përmendur zgjedhjet ai është vetëdorëzuar.

    “Është një kërkesë e PDK-së e nënshkruar që ndërlidhet me një komision hetimor që ndërlidhet me tenderë njëburimor. Për ne si Aleancë është e rëndësishme që të trajtohet sa më shpejt kërkesa jonë për një debat parlamentar për trevjetorin e qeverisë. Kemi hyrë në vitin e katërt dhe Kosova është duke stagnuar gjithçka që i jep kuptim në këtë qeverisej është stagnues, ekonomia, mirëqenia, dhe te gjitha. Janë disa pika që do t’i trajtojmë në Kuvend dhe do të kërkojmë dorëheqjen e tij. Ai është vetëdorëzuar, ne momentin kur flet për zgjedhje është vetë dorëzim i tij”, tha Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë.

    “Janë tri mënyra: E parë dorëheqja e tij, e dyta kur votohet mocioni i mosbesimit dhe vetëshpërbërja. Ne si Aleancë e kemi kërkua shkarkimin e tij që një vit e gjashtë muaj. Kurti në strategjinë e tij e ka viktimizimin, ne do ta thërrasim në interpelancë në diskutim. Ballafaqimi i parë i ynë do të jetë për tri vite qeverisje, pse janë shpenzuar 209 milionë euro në tenderë njëburimore… Ideja jonë është që ta dekonspirojmë përmes këtyre temave”, u shpreh tutje Tahiri.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.