×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri i PDK-së: Liria kurrë s’ka mund të digjet nga tytat e topave të Serbisë në të kaluarën

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas djegies së banerit me mbishkrimin “Liria ka emër” në Graçanicë.

    Në një postim në Facebook, Tahiri tha se kjo është shenjë që edhe sot e kësaj dite në Kosovë, Serbia ende investon në provokim e nxitje të kauzave të saj mbi kurrizin e lirisë sonë.

    “Liria kurrë s’ka mund të digjet e ndalohet si fakt e si proces, nga tytat e topave të Serbisë në të kaluarën. Ajo nuk mund të digjet e ndalohet si simbolikë as sot nga përpjekjet tinëzare të Beogradit”, ka shkruar Tahiri.

    Postimi i plotë:

    Djegia e materialit simbolik, apelues e manifestiv të një prej kauzave më të ndritura politike të qytetërimit në përgjithësi dhe kombit tonë në veçanti, siç është liria, për më tepër në një ambient publik e të destinuar për publikim, është shenjë se në Kosovë edhe sot e kësaj dite Serbia investon në provokim e nxitje të kauzave të saj mbi kurrizin e lirisë sonë.

    Përkundër se në shoqërinë tonë multietnike, secili komunitet kultivon hapur e pa pengesë simbolet e veta të veçanta, djegia e banerit simbolik të lirisë si vlerë e përbashkët e të gjithëve, është fyerje dhe tendencë për ta përbuzur një të vërtetë që s’mund të përbuzet.

    Liria kurrë s’ka mund të digjet e ndalohet si fakt e si proces, nga tytat e topave të Serbisë në të kaluarën. Ajo nuk mund të digjet e ndalohet si simbolikë as sot nga përpjekjet tinëzare të Beogradit.

    Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe për këtë kemi punuar vazhdimisht. Por liria jonë, emrin e ka të vulosur në kauzën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër regjimit shtypës e gjenocidial të Millosheviqit. Një cenim i lirisë si simbolikë, është cenim i vlerave tona kushtetuese e multietnike si realitet.

    Liria ka emër. UҪK.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.