×
  • Lajme
  • Lajme

    Publicisti britanik: Marrëdhëniet personale mes Kurtit dhe Vuçiqit ndikojnë negativisht në procesin e dialogut

    FrontOnline
    19 Gusht 2022

    Publicisti britanik Tim Žuda beson se dialogu i sotëm në Bruksel edhe pse nuk solli zgjidhje, megjithatë ishte pozitiv sepse kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq më në fund u ulën në tryezën e bisedimeve.

    “Është zhgënjyese që nuk u arrit asnjë marrëveshje sot, por është ende herët për të gjykuar. E mira është se liderët u takuan pas një viti dhe tani mund të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, tha Juda.

    Žuda beson se marrëdhëniet personale mes Kurtit dhe Vuçiqit kanë ndikim negativ në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Ka qenë një fazë kur dialogu po shkonte mirë, por tani duket se ka ngecur. Duket qartë se marrëdhëniet mes Kurtit dhe Vuçiqit janë shumë të ftohta sepse ka të bëjë me të kaluarën e tyre. Historia tregon se kur Vuçiq ishte ministër i Informacionit, Kurti ka qenë i burgosur politik dhe kjo natyrisht ndikon në dialog, derisa ka pasur progres në dialogun me Thaçin, sepse ai dhe Vuçiq, përkundër dallimeve nga e kaluara, kanë gjetur një gjuhë të përbashkët në negociata”, tha Žuda.

    Ai shton se nuk e kupton se për çfarë është Asociacioni i Komunave Serbe, prandaj është problem.

    “Kosova e pranoi Asociacionin e Komunave Serbe, por problemi është se ne nuk e dimë se çfarë lloj shoqate është. A është OJQ? A ka pushtet ekzekutiv? Apo është Republika Srpska? Ata janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Unë ende nuk e shoh se vullneti politik i palëve për problem është zgjidhur”, shtoi Žuda./FrontOnline/

     

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. Konferenca do të mbahet duke filluar...
    Lajme18 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Lajme17 Maj 2024
    Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për...
    Sport17 Maj 2024
    Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur në përballje me Fiorentinën si mysafir në ndeshjen e vlefshme për javën...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.