×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berberët afganë në telashe: Burrat nuk rruhen më për shkak të talebanëve

    FrontOnline
    23 Shtator 2021

    Në sallonin e tij në Herat, Nader Shah ishte mësuar të priste flokët e të rinjve afganë në modele të ndryshme, përfshirë atë të shkurtra ushtarake, por kjo ka ndryshuar që kur talebanët erdhën në pushtet.

    Lëvizja islamike mori pushtetin në mes të gushtit, dhe që atëherë afganët kanë ngurruar të shpenzojnë para për prerje flokësh nga frika se mund të ndëshkohen për stilet e flokëve moderne, transmeton FrontOnline. “Njerëzit vinin tek unë dhe më kërkonin modele të ndryshme flokësh, por kjo nuk është më kështu”, tha Shah 24-vjeçar në sallonin e tij në qytetin e tretë më të madh të Afganistanit.

    “Ata nuk i rruajnë mjekrat, kështu që ky është problem edhe tani”. Gjatë regjimit të mëparshëm talebanë, nga 1996 deri në 2001, lëvizja ndaloi “stilet e flokëve ekstravagante” dhe këmbënguli që burrat të mbanin mjekër. Pas përmbysjes së tyre, të rruhesh do të thotë të jesh në modë, edhe në qytetin relativisht kozmopolit perëndimor të Heratit.

    “Njerëzit po vijnë këtu tani duke kërkuar modele flokësh të thjeshta”, tha Shah. “Gjithashtu, ata nuk i rruajnë mjekrat, kështu që ky është problem edhe tani”. Floktari dhe berberi, i punësuar për 15 vjet, që nga rinia e tij e hershme, tha se ai fitonte 15 dollarë në ditë para talebanëve, dhe tani kjo ka rënë në mes pesë dhe shtatë dollarëve.

    Që kur talebanët pushtuan vendin, njerëzit kanë paguar më pak

    Në një lagje fqinje, 32-vjeçari Muhammad Yousefi tha se duhej të ulte në mënyrë dramatike çmimet e tij për të mbajtur dyqanin e tij të berberit nga gjashtë dollarë për prerje flokësh në vetëm një dollar. “Për shkak të situatës me talebanët, klientët vijnë tek ne më rrallë dhe paguajnë më pak. Që kur talebanët pushtuan vendin, papritmas njerëzit duan të duken si ata”, tha ai.

    “Nuk është se talebanët janë në modë, por njerëzit nuk i rruajnë mjekrat sepse nuk duan që ata t’i ndalojnë dhe të pyesin për këtë”, vuri në dukje Yousefi. E njëjta situatë është edhe në berberin e 36-vjeçarit Ali Reza. “Më parë, të rinjtë vinin çdo dy javë për një prerje flokësh dhe rruajtje dhe ata ishin të lumtur. Dhe shumë prej tyre madje ikën”, tha ai. “Deri kohët e fundit, të ardhurat e mia ishin të mëdha, dhe tani nuk janë”, u ankua ai./FrontOnline/

     

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që  të drejtat dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës...
    Lajme17 Maj 2024
    Pas dështimit të Kosovës të anëtarësohet në Këshill të Evropës, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti. Lushtaku ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.