×
  • Sport
  • Sport

    Sylvinho prezantohet zyrtarisht si trajner i Shqipërisë, nënshkruan kontratë 18-mujore me kuqezinjtë

    FrontOnline
    09 Janar 2023

    Silvinjo është zyrtarisht trajner i Kombëtares shqiptare! Përmes një konference për media, paraditen e kësaj të hëne, në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka prezantoi trajnerin e ri të ekipit tonë kombëtar, Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior.

    Presidenti Duka sqaroi edhe detajet e arritura me stafin e ri drejtues të ekipit kombëtar, duke nënvizuar se marrëveshja mes FSHF-së dhe trajnerit Silvinjo e dy ndihmësve të tij parashikon një kohëzgjatje 18-mujore dhe objektivi i vetëm është kualifikimi i Shqipërisë në finalet e Kampionatit Europian 2024, përcjell FrontOnline.

    “Trajneri i ri, i cili do të drejtojë ekipin kombëtar Silvinjo bashkë me stafin e tij, dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival, ish-futbollistë të ekipeve kombëtare, Argjentinës dhe Brazilit. Kemi arritur një marrëveshje për të drejtuar ekipin kombëtar  deri në përfundim të Kampionatit Europian 2024. Jo pa qëllim kontrata është deri në fund të 2024, që tregon që objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në 2024. Mundësitë tona për të arritur në EURO 2024 janë. Do të bëjmë maksimumin e mundshëm me stafin e ri dhe me futbollistët që të arrijmë objektivat. Jam i bindur që kemi bërë zgjedhjen e duhur për ta ndihmuar, për aq sa mund ta ndihmojë stafi ekipin kombëtar. Do të vlerësohet stafi që ne kemi aktualisht nga vetë trajneri dhe në fund do të vendosim nëse do të vazhdojmë me të njëjtët apo do të kemi ndonjë ndryshim”, – tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në fjalën e tij.

    Më tej, edhe trajneri i ri i ekipit tonë kombëtar, Silvinjo u shpreh shumë i kënaqur për detyrën e re, ndërsa falënderoi edhe trajnerin Reja për të gjithë punën e bërë me kuqezinjtë përgjatë këtyre viteve. Në fjalën e tij përpara mediave, trajneri i ri theksoi se ai dhe stafi i tij do të kërkojnë të bëjnë vetëm rezultate pozitive në krye të ekipit kombëtar dhe ta çojnë Shqipërinë e futbollit në vendin ku i takon.

    “Doja t’ju falënderoja që jeni këtu. Jam shumë i kënaqur edhe me stafin tim. Doja t’i thoja diçka edhe trajnerit Reja, që puna e një trajneri është gjithmonë shumë e vështirë, nuk është e thjeshtë. Ka shumë punë prapa skenave, duhet të bëjmë zgjedhje, disa herë fiton, disa herë jo. E falënderoj atë për punën që ka bërë, për këta futbollistë, për punën, për pasionin. Ne kemi shumë dëshirë që të bëjmë mirë, të sjellim rezultate pozitive, që ta çojmë Kombëtaren shqiptare në vendin e duhur. Për këtë arsye jemi këtu. Edhe kur takova Presidentin, këtë pashë tek ai. Dhe mendoj që edhe ai pa tek ne urinë dhe dëshirën për të sjellë rezultate pozitive, për të bërë mirë dhe për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësi. FSHF më bindi që të marr përsipër këtë punë dhe jemi të kënaqur dhe besoj se do bëjmë një punë të mirë”, – tha trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

    Në fillim të konferencës për media, Presidenti Duka falënderoi fillimisht ish-trajnerin italian Edoardo Reja, të cilin e përshëndeti për punën e tij përgjatë 3 viteve e gjysmë në krye të Kombëtares shqiptare. “Do të doja të falënderoja Edy Rejën dhe stafin e tij për kontributin që kanë dhënë në drejtimin e Kombëtares shqiptare, për të gjitha rezultatet e arritura, për punën, për përkushtimin dhe për gjithçka ka dhënë në këto 3 vite e gjysmë në Shqipëri.

    Reja ka zhvilluar më shumë sesa 30 ndeshje, bilanci është i barabartë në humbje dhe fitore. Ka bërë një punë të mirë në afrimin e elementëve të rinj në ekipin kombëtare, në uljen e moshës mesatare të futbollistëve të Kombëtares. Do të doja edhe njëherë ta falënderoja për gjithçka ish-trajnerin e ekipit kombëtar gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Në pikëpamjen humane, Edy Reja ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FSHF-së, i respektuar në të gjithë në ambientet sportive. Dhe do të vazhdojë në marrëdhënien humane të jetë i tillë për gjithë ne. Ky nuk është takim thjesht formal, do të vijojë me komunikimin mes stafit të vjetër dhe atij të ri për të përçuar ato informacione sportive që do t’i duhen stafit të ri” – tha Presidenti Duka

    Një mesazh përshëndetës dha edhe ish-trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni për t’i lënë stafetën trajnerit të ri Silvinjo. Tekniku italian falënderoi FSHF-në dhe stafin teknik për emocionet dhe eksperiencën e bukur, ndërsa i uroi suksese trajnerit brazilian me Kombëtaren shqiptare.

    “Jam shumë i emocionuar në këto momente. Çdo rrugëtim e ka një fund, por bashkëpunimi që kam pasur me Presidentin Duka dhe gjithë Federatën ka qenë shumë i mirë në aspektin njerëzor. Dua të nënvizoj faktin se rezultatet që kemi marrë nuk janë për t’u nënvlerësuar. Kemi aktivizuar në total rreth 40 lojtarë, kemi marrë edhe rezultate të mira duke fituar dhe ishim shumë afër objektivit, për t’u kualifikuar në finalet e Botërorit Katar 2022. Është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe kam punuar me shumë dashuri për të mirën e Shqipërisë, duke qenë serioz dhe profesional. Dua të falënderoj të gjithë stafin e Kombëtares, unë po largohem, por po lë pas një pjesë të zemrës time. Falënderoj shumë Presidentin Duka që më dha këtë mundësi. Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe unë largohem me kokën lart, sepse kemi krijuar një grup të bukur. Ju falënderoj të gjithëve për çfarë më ofruat dhe jam krenar për këtë kombëtare. Shpresoj që Silvinjo të arrijë objektivat me këtë grup të fortë që kemi krijuar”, – ka thënë Reja në fjalën e tij.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Sport17 Maj 2024
    Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare, ku ka ftuar plotë 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur...
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Kryediplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrje Kosovës që të plotësojë kushtet sa më shpejt që të...
    Lajme17 Maj 2024
    Përfaqësuesi i personave me nevoja të veçanta, Gentrit Zeqiri, kërkoi që t’iu sigurohet transporti atyre që ai i përfaqëson, duke marrë parasysh...
    Kronika17 Maj 2024
    Një person është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në vrasjen në tentativë në Ferizaj...
    Vip17 Maj 2024
    Milot Llalloshi ditët e fundit po kalon me familjen e tij. Një nga udhëtimet e tyre ishte dhe Italia, ata vizituan Kullën...
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës sot e ka lansuar platformën E-Komunat në kuadër të platformës E-Kosova. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se shërbimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.